• |
ide | kryesore

Plagosja në burgun e Peqinit/ Zbulohet identiteti i policit të plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbulohet identiteti i policit të burgut të Peqinit i cili u plagos në mbrëmje me armë zjarri. Ai është Idajet Paja, 41 vjeç.

Punonjësi i burgjeve dyshohet se është plagosur nga një e shtënë e cila është qitur nga jashtë rrethimit të burgut.

Paja mësohet se është instructor i qenëve.

Ndërkohë forca të shumta policie kanë rrethuar burgun e Peqinit dhe po kryejnë kontrolle të shumta, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Burimet njoftojnë se dyshohet të ketë qenë një atentat i mirëorganizuar dhe se 41 vjeçari mund të jetë qëlluar gabimisht.

Ndërkohë zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Policisë së Shtetit janë nisur drejt Peqinit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *