• |
ide | kryesore

Dikur sfidonte Maradonën, klubi vetë-rrëzohet nga kategoria nga kriza e Covid 19

Sport



Efektet e krizës për shkak të koronavirus vazhdojnë të krijojnë jo pak probleme sidomos skuadrave që kanë më pak burime ekonomike. Viktimë këtë herë ka mbetur Wettingen, formacioni i Ligës së dytë Interrajonale zvicerane që i përket Kantonit Argovia (distrikti i Baden): klubi ka vendosur të vetë-rrëzohet për mungesë të ardhurash në mbështetje të aktivitetit sportiv.

Skuadra mbante vendin e dytë në renditje në kampionat e mund të konsiderohet një humbje e famshme e futbollit zviceran, si dëshmon fakti që në sezonin 1989/90, u përball me Napolin e Diego Maradona në Kupën Uefa.

Presidenti i klubit Pierluigi Ghitti ka konfirmuar se mungesa e të ardhurave për shkak të emergjencës shëndetësore e ka detyruar të marrë këtë vendim, pavarësisht bllokimit të kampionateve me vendim të Federatës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *