• |
ide | kryesore

I kërkoi debat televiziv/ Thaçi i përgjigjet Kurtit: Të kam mundur 20 vite në mënyrë spektakolare

Arkiva, Lajme, Të fundit



Vijojnë replikat në distancë mes presidentit të Kosovës Hashim Thacci dhe kryeministrit ende në detyrë Albin Kurti. Teksa ky i fundi i kërkoi një përballje në një debat televiziv, vjen edhe përgjigja e kreut të shtetit.

I pyetur sot nga gazetarët nëse do të ishte i gatshëm të përballet me Kurtin në debat televiziv, Thaçi është përgjigjur:

“Jam president i vendit. Debatet i kam zhvilluar 20 vite përballë oponentëve politikë dhe rezultatet dihen. Të gjitha kanë qenë humbje spektakolare për zotërinë (Kurtin)”. 

Presidenti Thaçi njoftoi sot se ka dekretuar Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër të Kosovës në cilësinë e të nominuarit të LDK-së.



11 Comments

  1. Ky, ashtu si edhe ky yni, mburren me marrjen e mbajtjen e pushtetit dhe perfitimet pasurore qe kane

    pasur prej tij. Sa me shume zhvatin, sa me shume pasurohen ne kurriz te popullit , sa me shume

    bashkojne rreth vetes servila dhe te paafte aq me shume mburren me “fitoret” e tyre.

    Sigurisht, e pare nga pozitet e padrinos eshte per tu mburrur se nuk eshte pak te shkaterrosh

    nje vend dhe nje popull. Por e pare ne rezultatet pozitive te udheheqjes se tyre, ne permiresimin

    e mireqenies se popullit , te ligjit te barabarte per te gjithe dhe respektimin e te drejtave te n jeriut

    dhe ne prosperitetin e vendit te tyre, keta jane te vegjel, dhe ne histori do mbahen mend vetem si

    cuba.

  2. Na mbyti llumi, o Albin!
    Keta monstra nuk mendojne t’u sherbejne njerezve apo shtetit te Kosoves a Shqiperise, por sesi te mundin tjetrin dhe te denigrojne figurat e te tjereve

  3. Thaq-GJARPERI,u zbyth si i dhjere,sepse asht fund e krye i dhjere.
    Dhe asht ma se e vertete se GJARPERI,nuk mund t’i perballoje argumentet e Kurtit.Ai nuk ka as nivelin e domosdoshem qe tu’a mbushe mendjen Kosovareve.

  4. Mandatdjegurit e SHQUP-it, ata që me kohë kanë ngritur bizneset e tyre, dhe ata që me “kurajo” po ecin mbi gjurmët e të parëve, kanë sot bizneset e tyre, paçka se nën emra të tjerë, duke e nisur nga firmat ndërtuese, fasoneritë, restorantet dhe linjat e prodhimit, dhe duke e përfunduar tek plazhet private dhe bashkpronësia në komplekse vilash dhe fshatrash turistike.

    Lista me bizneset e mandatdjegurve, nuk mbaron, sepse ata ja kanë bërë yzmetin punës së tyre edhe në ditë të kiametit. Edhe gjatë karantinës, dhe përgjatë pandemisë, bizneset e tyre punojnë , jetojnë dhe fitojnë, njëlloj sikur të ishin në ditë normale, madje sikur të ishin akoma në pushtet.

  5. Thaci ne fakt , ka patur Ibrahim Rugoven si kundershtar politik. dhe ka humbur ndaj rugoves gjate gjihte kohes.

    Me pas ishte fryme e perbashket per pavaresine keshtu qe sthua dot kundershtar politik , kur te gjihte jane ne te njejten ane.

    LDK ka qene kundershtari i PDK-se.
    keto dy zgjedhje te fundit ka dale VV si kundershtart i PDK. dhe PDK kka humbur

    Smahet mend noi debat teThacit me Kurtin, sa te flase fjalet Hasha na ka zon gjumi. Hasha nuk shuqhet per oratori me shume flet si robot , ose i zon kaps. Por por ka thika pas shpine. politikan mafioz

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *