• |
ide | kryesore

Mediat britanike: Shqiptarët, të parët për nga numri i të burgosurve në Angli

Arkiva, Lajme, Të fundit



Krimi shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur jashtëzakonisht gjatë viteve të fundit. Numri i shqiptarëve në burgjet britanike është rritur 4-fish në raport me vitin 2013, deri aty sa ata përbëjnë grupin etnik me më shumë të burgosur në Angli.

Shqiptarët, të burgosur në Britaninë e Madhe përbëjnë një të dhjetën e personave me shtetësi të huaj në Angli dhe Uells, megjithë masat e marra. “The Times” raporton se numri shqiptarëve në Angli për herë të parë mbërriti në 999 pasuar nga polakët 835, rumunët 806, irlandezët 721 dhe xhamajkanët 440.

Shumica e shqiptarëve në burgjet angleze vuajnë dënimin për trafik droge, kryesisht të kokainës. Ndërsa, vitet e fundit është shtuar shumë edhe numri i atyre që burgosen për trafik kanabisi në ferma, e që më pas thonë se e bëjnë këtë punë për të paguar borxhet që kanë ndaj personave që i kanë dërguar në Britani si klandestinë.

Në një raport të CNA-së në vitin 2017, thuhej se shqiptarët tashmë përbënin një komunitet me “profil të lartë kriminal” në Britaninë e Madhe. Madje, aty thuhet se “kryeqendra e shpërndarjes së drogës nga shqiptarët është Londra”, ku drejton kryebashkiaku Sadiq Khan i laburistëve. Ajo që vënë në dukje mediat britanike është fakti se kriminaliteti shqiptar në Angli është i lartë, edhe pse Shqipëria ka një popullatë prej as 3 milionë banorë.

Cështja e krimit shqiptar dhe trafikimit të njerëzve drejt Britanisë së Madhe është diskutuar deri nga deputetë të parlamentit britanik. Deputeti konservator Philip Hollobone, i cituar nga The Times, ka thënë se importi i klandestinëve shqiptarë drejt Britanisë është “skandal i radhës i shtetit britanik”. 

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

 



5 Comments

  1. Reagon Berisha

    Sali Berisha ndërkohë është tërbuar, pas kontrolleve të ushtruara nga policia për gjetjen e vrasësve të dy vëllezërve në Durrës.

    Ai thotë se kërkimet e policisë, janë një akt vandal.

    “Akt vandal antikushtetues i narkopolicise!

  2. Merrni dosjet e Kuartetit te politikaneve shqiptar:
    1-Sali Berisha,krimineli numer NJE i Shqioerise,sebashku
    te birin e tij,autorin dhe aktorin e 430 milion te CEZ-it…
    2- ILIR Meten, alias Ilir Floririn, sebashku me familjen e ti,..
    3-Lulezim Bashen familharisht
    4- Edi Ramen,familjarisht ..,.
    Dhe mos u hallakatni si vaji ne lakra qe e beni jo pa qellim
    per te zhvendosur vemendjen tone ,qe megjithese perpiqe-
    ni nuk e zhvendosni dot, dhe fokusoheni ne keto 4 figura
    qe sundojne ne politiken shqiptare qe prej 30 vjetesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *