• |
ide | kryesore

Nga Durrësi në Vlorë, 8 bashkitë ku koronavirusi u zhduk

Lajme, Të fundit



Edhe gjatë 24 orëve të fundit numri i të infektuarve me koronavirus është i ulët, ku janë regjistruar vetëm 9 raste të reja. Teksa numri total i të infektuarve ka shkuar në 782, lajm i mirë është se po rritet dita-ditës numri i të shëruarve.

Nga të dhënat e MSH, janë 488 pacientë, që kanë fituar betejën me virusin e rëndë, ndërsa 263 të tjerë vijojnë të marrin mjekim, prej të cilëve 33 janë të shtruar në dy spitalet COVID, Infektivi dhe “Shefqet Ndroqi”, ku 7 prej tyre ndodhen në terapi intensive.

Lajm i mirë është edhe fakti se në disa bashki të vendit nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus. Janë 8 bashkitë Durrësi, Hasi, Kavaja, Vlora, Puka, Rrogozhina, Tropoja dhe Mallakastra, të cilat kanë zero raste aktive.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *