• |
ide | kryesore

Panik në Premier League, Aguero, paralajmëron: “Shumë lojtarë kanë frikë”

Sport



Në kohën kur Premier League përgatitet të vendosë një linjë për rifillimin e stërvitjeve, Sergio Aguero rrëfen se është i shqetësuar nga situate dhe lëshon alarmin. “Pjesa më e madhe e lojtarëve kanë frikë të kthehen të luajnë, kanë fëmijë, kanë një familje”, ka shpjeguar sulmuesi i Manchester City në një intervistë për El Chiringuito, e publikuar nga BBC. “E nëse dikush sëmuret do themi, ‘cfarë dreqin po ndodh këtu’?”, shtoi ai.

“Jam mbyllur në shtëpi me shoqen time. Ka njerëz që kanë koronavirus e nuk kanë simptoma, por mund ta transmetojnë – vazhdoi Kun duke shfaqur frikën mbi rifillimin e kampionatit anglez -. Unë vetë mund ta kem e nuk e di fare”. “Kur të kthehemi në fushë lojtarët do të jenë nerozë e super të kujdesshëm” – vlerësoi argjentinasi -. Shpresa është që të gjendet shpejt një vaksinë e që gjithcka të mbarojë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *