• |
ide | kryesore

Trump: Kam parë prova se virusi doli nga laboratori i Wuhan

Lajme, Të fundit

Presidenti amerikan Donald Trump duket se i ka anashkaluar agjencitë e tij të inteligjencës pasi tashmë pranon se ka parë prova që coronavirus e ka origjinën në një laborator kinez. Më parë zyra e drejtorit kombëtar të inteligjencës amerikane tha që ishte ende duke hetuar sesi filloi virusi, por shtoi se Covid-19 “nuk ishte e prodhuar ose e modifikuar gjenetikisht në laborator”.

Kina ka hedhur poshtë teorinë e laboratorit dhe kritikoi deklaratat e SHBA. Që nga shfaqja në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar, koronavirusi konfirmohet se ka infektuar 3.2 milion njerëz në të gjithë botën dhe ka vrarë më shumë se 230 mijë të tjerë. Trump u pyet në Shtëpinë e Bardhë nga një reporter: “A keni parë ndonjë gjë në këtë pikë që ju bën të besoni Instituti i Virologjisë në Wuhan është origjina e këtij virusi?”


“Po, kam parë. Po, kam parë” – tha presidenti, pa bërë ndonjë sqarim më shumë, por duke shtuar: “Dhe unë mendoj se Organizata Botërore e Shëndetit duhet të ketë turp për veten sepse ata janë bërë si agjencia e marrëdhënieve me publikun të Kinës.”

I pyetur për ta sqaruar komentin e tij, ai tha: “Unë nuk mund t’ju them këtë. Nuk më lejohet t’ju them këtë. Nëse ata [Kina] bënë një gabim, ose nëse ajo filloi si një gabim dhe pastaj ata e bënë një tjetër, apo dikush bëri diçka me qëllim? Unë nuk e kuptoj se si nuk u përhap në pjesën tjetër të Kinës, por shkoi në pjesën tjetër të botës. Kjo është një pyetje e vështirë për ta për t’iu përgjigjur.” – tha Trump.

New York Times raporton se zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë kanë kërkuar nga komuniteti i inteligjencës amerikane që të hetojë nëse virusi erdhi nga një laborator kërkimor në Wuhan. Agjencive të inteligjencës u është ngarkuar detyra të përcaktojnë nëse Kina dhe OBSH-ja i mbajtën të fshehta informacionet e para për virusin. ©LAPSI.al

5 Comments

  1. Andaj edhe Udheheqja jone sipatrembur me shokun Edvin ne krie ua çorri masken ketij imperialisti 4 vjet me pare….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu