• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni ku stërvitet Lukaku: vrapimi me maskë impresionues

Sport, Video



Romelu Lukaku është nga ata që ka nevojë të jetë në formën më të mirë fizike për tu imponuar në fushë. Fiziku i fuqishëm nuk i lë shumë zgjedhje qendërsulmuesit të Inter, që duhet të jetë në ritmin e duhur për të bërë lëvizjet që i kërkon momenti. E kështu, në kushtet e izolimit duhet improvizuar, duke përdorur cdo situatë në mënyrë efikase…

Zgjidhje ka, mjafton të duash e Lukaku nuk e ka humbur rastin të shndërrojë garazhdin në pistën e tij të vrapimit. Hapësira ka, kështu që stërvitja mund të quhet e vërtetë. E nëse do të rikthehet futbolli në fushë me futbollistët me maska, si idea e hedhur nga virologu belg, atëherë sulmuesi bën mirë të jetë gati: sprintet i bën me maskë në fytyrë!



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *