Pjesa më e madhe e personave të prekur nga COVID-19 janë shëruar. Gentiana Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik, gjatë përditësimit të sotëm deklaroi se që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 795 qytetarë, por në këto momente pothuajse 67 % e tyre rezultojnë të shëruar.
Gjatë 24 orëve të fundit një tjetër zonë e Shqipërisë rezulton me risk të ulët për transmetim të infeksionit, që është Fieri dhe numri total i të shëruarve shkon në 531.
Sa i përket personave që aktualisht janë aktivë me COVID-19, Kruja është në vend të parë me 91 raste, e ndjekur nga Tirana, Kurbini, Shkodra dhe në total janë 233 persona aktivë me COVID19. Gjatë 24 orëve të fundit janë 6 raste të reja me koronavirus.
Duke filluar nga nesër datë 4 Maj do të shtohen “zonat e gjelbërta” edhe në bashkitë ku ka risk të ulët të transmetimit të infeksionit.
Në të gjithë vendin do të lejohet shërbimi taksi për udhëtimet ndërqytetase me deri dy pasagjerë, anëtarë të një familjeje.
Të riatdhesuarit që janë me banim në zonat e kuqe do të vetëkarantinohen në banesë.
Pavarësisht se nga e hëna do të ketë një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, ndërkohë që bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.
Boll na cate bythen.
Ne Ballkan ka rene me i lehte se gripi ne 2003.
Kujt i plasi?!
Keto te dhena jane shume te pasakta. Sa njerez kane qene te semure dhe nuk u jane bere testet dhe sa kane vdekur pa e ditur shkakun? kur te nxirrni keto shifra atehere beni bilancet o mashtrusa mavi