• |
ide | kryesore

Kayne West blen shtëpinë e tij të fëmijërisë

Paparazzi, Slider



Kanye West është rikthyer edhe njëherë në kujtimet e tij të fëmijërisë, pasi këtë herë ka blerë shtëpinë ku kaloi vitet e bukura me familjen.

Shtëpia kushtoi 225 mijë dollarë, por është në gjendje të keqe, me dritare të thyera dhe e mbushur me plehra, raporton The Sun. Sipas Daily Mail, shtëpia do të ketë nevojë për riparime të paktën 60,000 dollarë, pasi është shkatërruar plotësisht. Thuhet se më lirë do të kushtonte të prishej ajo shtëpi e të bëhej e re, sesa për ta rinovuar atë. Nga ana e jashtme, dërrasat që mbajnë shtëpinë janë duke u ndarë dhe çatia është pothuajse e shkatërruar. Shtëpia ishte shndërruar në ‘deponi’ plehrash, pasi çdo cep është i mbuluar në shishe uji.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *