• |
ide | kryesore

Premier League: Rifillimi i stërvitjes shtyhet me një javë

Sport



Rifillimi i stërvitjes në Premier League do të shtyhet edhe me një javë sipas raportimeve të Daily Mail. Të dielën në mbrëmje qeveria angleze lajmëroi fazën 2 të menaxhimit të urgjencës së koronavirusit. Të gjitha klubet kishin planifikuar të rikthehen në stërvitje që nga e hëna 11 maj, por me të gjitha gjasat – shkruan tabloidi – do të duhet të presim javën tjetër. Downing Street fillimisht planifikoi të shpallë masat e reja të sigurisë publike deri të enjten më 7 maj.

Vonesës për shkak të vendimeve të kryeministrit Boris Johnson i bashkohen edhe shqetësimet e paraqitura më herët nga disa mjekë të klubeve, të cilët i kanë shkruar drejttuesve të futbollit anglez, duke shprehur dyshime dhe duke kërkuar sqarime mbi përgjegjësitë dhe sigurimet dhe gjithashtu duke folur edhe për “rrezikun e vdekjes”.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *