• |
ide | kryesore

Rama: Ndoshta javës tjetër liri për të gjithë

Lajme, Të fundit



Nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, fundjavën tjetër nuk do të ketë më kufizime për qytetarët.

Kështu shprehet në një postim në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ku njoftoi hapjen e vendit, përveç 6 qyteteve që do cilësohen “zona të kuqe“.

Sipas Ramës në fundjavë do lejohet dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 09.30 vetëm pensionistët dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç.

“Këtë fundjavë njësoj si fundjavën e shkuar, në të gjithë vendin do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 09.30 vetëm pensionistët dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç.

Nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç”, – shkruan Rama.



5 Comments

  1. Të rroni vetë Luli, vrasës me pagesë! T’ju kenë uratën b*thlëpirësat që po thinjen duke pritur të bëhesh kryeministër e të “kapin nai gjo”

  2. Prape luli ka fajin? Po Saliun e pasket harruar – dmth eshte zyrtarisht pa faj tani? Si vendosi Partija Juaj Heroinike?

  3. Shpellkaret braktisin lulin,me urdher te salihut,pritej rama te syri i shkelzenit te pallati i likes se floririt

  4. Po cfare eshte kjo lajthitje pse ne burg jemi, sa do i mbajme femijet brenda. Po kur prinderit me 1 femi dalin cfare ti thone tjetrit rrini brenda se ka rrezik. A nuk jetojme bashke me femijet? Kjo eshte lajthitje, komunizem

  5. Korrigjoni titullin e shkrimit,sepse edhe po ta lexoni,cfare keni shkruar,nuk duket gjekundi ,fjala “LIRI”.Dhe sado satrap,qe te behet Rama,nuk e ka ne dore “Lirine”e shqiptareve,pamvaresisht,se mund ta enderroje ate fuqi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *