• |
ide | kryesore

Albright: SHBA nuk po ndihmojnë në zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk janë duke ndihmuar tani ashtu si dikur në zgjidhjen e mospajtimeve mes Kosovës dhe Serbisë.


Ajo i ka bërë këto komente përgjatë një diskutimi të Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë, të kryesuar nga Eliot Engel, rreth autoritarizmit, dezinformimit dhe qeverisjes së mirë gjatë pandemisë me koronavirus.


“Çfarë ka ndodhur, fatkeqësisht, është se tani ka pyetje rreth kufijve dhe asaj se Kosova ka qenë pjesë e Serbisë, mirëpo mendoj se në shumë mënyra, më duhet ta them këtë me keqardhje, se Shtetet e Bashkuara nuk janë duke ndihmuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje me (presidentin serb, Aleksandar) Vuçiç dhe me atë që serbët kanë tentuar ta zhbëjnë, e që ka pasur për rezultat një spastrim gjenocidal, të cilin e ka dënuar komuniteti ndërkombëtar”, ka deklaruar Albright.

1 Comment

  1. E thjesht eshte. Gjetet dhe bete. Dhe do beni sa te gjeni. se ne kemi vene krye historikisht kellirat dhe llumin ne krye…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu