• |
ide | kryesore

FOTO/ Mijëra në protestë në Gjermani, por nuk u tërhoqën zvarrë si në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Në Gjermani protestuan mijëra vetë të shtunën në disa qytete të mëdha kundër masave të rrepta, sipas tyre, për mbrojtjen nga Corona. Në sheshin Marienplatz në Mynih u mblodhën rreth 3000 vetë, pjesërisht duke injoruar rregullat e ruajtjes së distancës. Demonstrata ishte regjistruar për 80 vetë, njoftoi zëdhënësi i presidiumit të policisë së Mynihut.

München Anti Coronavirus Maßnahmen Demonstration (picture-alliance/dpa/F. Hörhager)
Protesta në Mynih

Një nga epiqendrat e demonstratave ishte Shtutgarit. Aty u grumbulluan disa mijëra vetë për të protestuar. Po e njëjta pamje u pa edhe në Frankfurt, ky afër 500 vetë demonstruan kundër kufizimeve. Ata kaluan nëpër qytet duke mbajtur parulla “Hiqeni turizën”, “Bashkohuni” dhe “Rezistencë”. Edhe në Frankfurt nuk u respektua distanca 1,5 metra, sipas policisë.

Berlin Demonstration Für Grundrechte & Rechtsstaat (picture-alliance/dpa/C. Gateau) Coronavirus - Berlin Demonstration Alexanderplatz (picture-alliance/dpa/C. Gateau)

Ndërsa në Berlin, para Bundestagut, për shkak të mosrespektimit të rregullave të Coronës, policia ndali afër 30 veta, ku u verifikuan kryesisht dokumentet. Në mesin e turmës ishin futur edhe përkrahës të teorive konspirative dhe kundërshtarë të vaksinës. Sipas raportimeve të dëshmitarëve, demonstruesit akuzuan politikën dhe mjekësinë për nxitjen e panikut dhe kufizimin e të drejtave themelore të qytetarëve. /DW



8 Comments

  1. Çojini palloshin tone dhe ta shohin ata maskarenj se çdo te thote shtet . Te rroje partia ,te rroje palloshi 2 metrosh …………………………..uuuuuurrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    1. tallni trapin ju, bene protesta edhe para nje jave e iu hyri ne drru policiae tu i terheq zvarre prej flokesh

  2. Po te ishte per palloshin do te kishte marre vrapin nga syte kembet.edhe bufi e di qe ky eshte nje frikacak.problemi eshte se mbeshtetet nga sorrosi e basha.

  3. Po ju majmunet e fjaleve c’prisni!?
    Perpara ne revolucionin demokratik!
    Liri demokraci, liri demokraci.
    Urrrrrrrrrrrraaaaaaaaaaaaaaaaa
    Mos harroni molotovet!

  4. Policia gjermane thotë se më shumë se njëqind njerëz janë arrestuar në protesta kundër masave kufizuese të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pasi disa nga mitingjet e mbajtura të shtunën u shndërruan në dhunë.

  5. Ata nuk i terheq njeri zvarre sepse ne ndryshim nga ne nuk kane nje qeveri qe duhet terhequr zvarre. Po nuk e terhoqem kete tonen, normal qe do na terheqi.

  6. Neri,
    une i pashe te gjakosur ne disa foto protestuesit gjermane. Mos valle qeveria gjermane ne ndryshim nga ne duhet gjakosur?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *