• |
ide | kryesore

Basha me ‘prodhuesit shqiptarë’: Qeveria keqmenaxhoi krizën e shkaktuar e Covid 19

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha takoi sot përfaqësues të Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, të cilët ndanë sot me kryetarin e Partisë Demokratike shqetësimet e tyre për ecurinë e mëtejshme të aktivitetit pas pamdemisë Covid 19.

Sipas PD, edhe pse kërkesat e tyre konkrete për të përballuar krizën e këtij sektori gjatë pandemisë janë bërë publike qysh herët, qeveria nuk ka marrë asnjë masë konkrete per t`u ardhur në ndihmë.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë shprehën shqetesimin e thellë për uljen e ndjeshme të prodhimit dhe të eksporteve, por edhe për humbjen e vendeve të punës, faktorë që kanë prekur pjesën dërrmuese të bizneseve prodhuese. Paketat ekonomike të qeverisë nuk e kanë ndihmuar aspak këtë sektor që, çdo ditë e më shumë, po varfërohet dhe rrënohet nga pandemia e krizës ekonomike. Mungesa e likuiditetit në zinxhirin prodhues, shoqëruar dhe me mungesën e aksesit në garancinë sovrane janw faktorë shtesë që e bëjnë sektorin e prodhimit shqiptar një nga më të rrezikuarit nga falimentimi për shkak te keqmenaxhimit të ekonomisë gjatë periudhës së pandemisë.

Sias njoftimit të PD, Lulzim Basha ndau shqetësimin se pandemia ekonomike po shkatërron çdo sektor të ekonomisë, duke rritur ndjeshëm varfërinë dhe papunësinë. “Kam parë dhe takuar vetë njerëz që nuk kanë marrë asnjë lek nga qeveria, biznese që nuk kanë përfituar asnjë ndihmë dhe po mbyllen dita-ditës. Qeveria e keqmenaxhoi krizën e shkaktuar nga pandemia në dëm të shqiptarëve dhe në favor të miqve të saj. 41.5 milionë euro ka dhënë Edi Rama për 3 milionë shqiptarë, ku janë qindra e mijëra të papunë dhe biznese gati për t’u mbyllur, ndërkohë që, po kaq, i ka dhënë qeveria klienteve të saj për 2 km rrugë tek Unaza e Re”. 



4 Comments

  1. Pse nuk na flisni pak se si na i ngopi mire FMN borxhin me 4.05 %?!po mereni me tre zagaret e shqiptareve & co? “Avni rustemi” ka ndonje koment?!

  2. LEJE KEQ MENAXHIMIN E KETYRE KURVAVE TE KUQE SE TANI I MOREM VESH SE KUSH JANE KETA FUNDERRINA . TI ÇA DO BESH ? DUAM NDRYSHIME RADIKALE NE TE GJITHA INSTITUCIONET E DEMOKRACISE . NUK VAZHDOHET ME KESHTU .

  3. Salih karaxhic berisha president nga trashigimtari ramiz alia marveshja e Triestes 92 berisha humb zgjedhjet lokale pastaj vjen,shkatarrim i prones publike per skrap vjedhje92-94,rrezohet kushtetuta e familjes berisha me vote nga populli,95-96lulzim i kapitalizmit berishian Piramidat vjedhje e 2miliard dollare popullit,salihu 96 fiton zgjedhjet me vjedhje ne 96% te votimit,janar 97 fillon luften veri jug hapen te gjitha pikat ushtarake ku mbahej armatim shteti i berishes shkermoqet per tre muaj,vriten nga shpellkaret e salihut 3000 njerez ne te gjithe vendi,europa vendos ardhjen e nje force ushtarake nga 18 vendet be,salihu kerkon te arratiset,por me ndihmen e izetit mbyllet ne presidence deri ne marveshjen e detyryshme te 9 marsit,97 zgjidhet president nga kuvendi i votave te vjedhura per se dyti,grusht 97 largohet nga presidenca si kriminel,5 vjet reprezalje i te gjithe atyre qe krijuan pd,reprezalja u be nga krahu i djathte gazidede,98 vrasjen e azem hajdarit dhe organizimin e grushtit te shtetit vjedhjen e tankut ne garde dhe mbajtjen dy muaj para selise se pd,salih humb zgjedhjet rresht lokale e parlamentare,2005 mbas marveshjes me nanon e meten vjen ne pushtet si i rinuar,por vesi del me shpirtin,projekti i shkatarrimit fillon fuqishem dhe ne qeveri afrohet Serbi Damir Fazllic qytetet bregdetare filluan shkatarrimin dhe vjedhjen e pronave,2007 filloje Vjedhja e shekullit rr kombit 60 km rruge 1.3 miliard euro,2008 gerdeci 30te vdekur 300 te plagosur dhe 460 shtepi te shkatarruara bilanc Lufte kjo ben qe hollivudi te bej film per Sy peshkaqenin e salihut,2009zgjedhje te vjedhura dhe kualicion me floririn Meta kater vjet Korrupsion gjigant i dyshes berisha-meta cez tia ndertime pa fund ne vijen bregdetare lufte me pronaret e tokave,2011 vrasje per kenaqesi te salih karaxhic berisha i ndihmuar nga lululzim basha etj te kater qytetareve me duar ne xhepa,salihu deklaron se do vriste dhe 300 njerez,maj 2011 vjedhja e zgjedhjeve ne tirone nga i gjithe shteti polici ushtrine shik shpellkare te ardhur nga kosova,romet komunistet kqz gjykata shkalles pare e apel ne funksion te salih karaxhic berishes dhe ne fund basha me dhune e kurbanin e nje dashi behet kryetar bashkie,2011-2013,erdhi fundi 467 koncesione te dhena nga salihu,kapja e drejtesise qe do ti sherbente pas largimit te pushtetit si nje Qen te ngordhur,7 vjet qe vjell e vjell vrer,qe kerkon Gjak kudo shikon varre arkivole,kerkon revoluciono demokratiko komunisto,ne vija te pergjitheshme ishin krimet e salih karaxhic berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *