• |
ide | kryesore

FOTO/ Vetëvendosje nis protestat, mblidhen 500 persona në Prishtinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të bërë prova për protesta. Këtë e kanë bërë të ditur vetë aktivistët e VV-së në grupin “meKryeministrin” në Facebook, grup ky i cili përkrah kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ka mbi 310 mijë përdorues.

Ata kanë publikuar foto dhe video nga sheshi “Skënderbeu” në kryeqytet, ku kanë shkruar se po bëjnë prova për protesta. Qytetarët që kanë dalë në shesh shihen se janë të pajisur me mjete mbrojtëse si dorëza dhe maska. Ata po ashtu janë kujdesur që të mbajnë distancën në mes vete.

Protestat e përkrahësve VV-së janë paralajmëruar pas mandatimit të Avdullah Hotit për kryeministër, ndërkaq partia e Kurtit po pret që Gjykata Kushtetuese të dalë me një me një vendim rreth çështjes së mandatarit. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. A mor vellezer kosovar, beni prova ju beni. Te kishit minister ju Lleshin tone, do ju kishte tregu vendin me gaz lotsjelles e shkopa gome. Duhet te ju marim si shembull per shume gjera por fatkeqesisht kjo nuk ndodh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *