• |
ide | kryesore

Pas festimeve të çmendura të Conte fshihet pasioni për futbollin: “E jetoj punën dhe shfaq emocionet”

-Instant, Sport



Antonio Conte arrin të transmetojë gjithnjë dicka speciale tek skuadrat që drejton. E thonë lojtarët që kanë patur mundësinë të punojnë me të. E vetë tekniku konfirmon gjithcka, duke i dhënë meritat impaktit që ka në një ambjent. “E jetoj punën time në mënyrë intensive! – ka shpjeguar tekniku i Inter për SkySport UK duke folur për aventurën e tij tek Chelsea e për mënyrën e të festuarit në pankinë -. Ndonjëherë e tregoj pasionin tim dhe dua ta ndaj lumturinë me tifozët”.

E pikërisht tek Blues, Antonio Conte ka patur mundësin të konfrontohet me John Terry. “Të stërvisje një legjendë të Chelsea si ai ishte një nder i madh – ka shpjeguar tekniku -. Ishte e lehtë të punoje me të falë profesionalizmit”. “Po flasim për një njeri të mirë e një lojtar të madh – shtoi ai -. Më ka ndihmuar shumë në sezonin tim të parë brenda e jashtë fushës”. “Ishte shumë i rëndësishëm në fushën e stërvitjes, gjatë seancave për të mbajtur lart standardet e përqendrimit”, vazhdoi Conte.

“Nuk do të jem kurrë në gjendje ta falenderoj sa duhet – shtoi ai -. Ishte shumë i rëndësishëm për mua e skuadrën tonë”. “4-0 me Manchester United ishte një shtysë e rëndësishme sepse kuptuam që mund të luftonim për titullin”, përfundoi Conte, duke folur për triumfin në Premier League në krye të Chelsea.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *