• |
ide | kryesore

Basha takon fermerët në Divjakë: Prodhimet e tyre po groposen, Ramavirusi po i rrënon

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkuar këtë të shtunë në Divjakë dhe Karbunarë, ku ka zhvilluar takime me banorët dhe fermerët, me të cilët ka ndarë shqetësimin për situatën e rënduar në sektorin e bujqësisë.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ku publikon edhe foto nga takimet, Basha thekson se “Ramavirusi ka prekur rëndë çdo qelizë të ekonomisë, përfshirë dhe bujqësinë dhe agrobiznesin”.

Mesazhi i Bashës:

Me banorët dhe fermerët e Divjakës dhe Karbunarës ndamë shqetësimin për situatën e rënduar në sektorin e bujqësisë.

RAMAVIRUSI ka prekur rëndë çdo qelizë të ekonomisë, përfshirë dhe bujqësinë dhe agrobiznesin.

Asnjë ndihmë konkrete nuk është dhënë deri më sot për këtë sektor që si e gjithë ekonomia po vuan pasojat e pandemisë ekonomike të qeverisë Rama.

Fermerët janë të shqetësuar për koston e shtuar të prodhimit dhe konkurencën e pandershme nga produktet e importit të cilat vijnë të subvencionuara nga vendet e origjinës. Produktet e tyre edhe pse shumë cilësore kalben ose groposen bashkë me investimin dhe djersën e tyre.

Ekonomia shqiptare është në krizë të thellë, papunësia po rritet çdo ditë, konsumi është në kolaps dhe njerëzit kanë çdo ditë e më pak mundësi për të blerë.

Bujqësia shqiptare dhe fermerët përballen me falimentim ekonomik, sepse edhe para pandemisë nuk kishin asnjë mbështetje. Sot ata kanë nevojë për përkrahje financiare dhe masa konkrete e jo fjalë boshe në facebook.

Pandemia ekonomike e shkaktuar nga RAMAVIRUSI po godet dhe rrënon fermerët e lënë krejtësisht pa mbështetje.



5 Comments

  1. mos u qani shum o djathtiste majtistet mavrinj ju shperblyen per ndihmen qe i dhat duke bllokuar shqiptaret. shefat duhet te jene kenaqur shum me ju menderelepires. ju ka dale gjuha jashte perdorimit. po ja qe gjeni dhe beni.

  2. As për Kullën Ejfel, simbolin e Francës, nuk ka patur unison qëndrimesh kur është lartuar, madje nuk ka as sot. Çështja është se kundërshtarët e tij, dje dhe sot, ku veçon i madhi Mopasan, nuk patën kurrë mandat për të diktuar shijen e tyre.

    Në këtë pikë, ithtarët e mosprishjes, kanë patur mundësinë, siç e kanë ende, të faktorizohen politikisht dhe të garojnë me kauzën e tyre për një mandat përfaqësimi. Kështu mund t’i tregonin vendin Edi Ramës e mbanin në jetë godinën e tyre.

    Gjykuar në këtë linjë të regullit demokrat, Rama ka shumicën me vete dhe në çështjen e Teatrit. Sepse, duke mbrojtur zëvëndësimin e të resë me të vjetrën që nga ’99, ka ç’prej atëhere bilanc fitues në gara elektorale si për Tiranën e si për Shqipërinë. Kjo e ezauron dhe tezën e referendumit.

    E ka gabim, po bën një krim(trashëgimor)? Mundet. Por politikisht dhe demokratikisht është në rregull: ka garuar me idetë e tij, ka fituar, e prej tyre ka një mandat.

    Askush s’i ka penguar e s’i pengon kundërshtarët e tij, përfshirë dhe katërshen e mësipërme, të bëjnë të njëjtën gjë, për të patur dhe ata një ditë një mandat.

  3. Po tek pularia pse nuk vajte ose tek gomeret te shikoje se si ne Karbunare pulat pjellin 2 here ne dite dhe gomaricat jane me 5 kembe.
    Me rrot nuk behet.Kur ti premtoj qe po te vije une ne fuqi(Basha) do tju jap nga 5000 euro/muaj.
    Po ti mor llosh aty ke qene ,ne qeveri tere jeten tende te ndyre dhe asgje nuk ke bere.
    HUmbes i madh .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *