• |
ide | kryesore

Albin Kurti: “I mbështes protestuesit e Teatrit, ata që rezistojnë sot fitojnë nesër”

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



“Kur shembet një monument kulture, kjo nuk ndodh si pasojë e një gjykimi të pjesshëm, që vjen prej shijes së veçantë të dikujt, por prej interesave të përkohshëm që lidhen me përfitimet e disave”. Keshtu ka reagua kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Sipas liderit të Vetëvendosjes, shqiptarët duhet të jenë mbrojtësit e çdo cepi të kulturës kombëtare.

“I përshëndes dhe i mbështes tërë artistët dhe qytetarët e Tiranës që e mbrojtën kaq gjatë Teatrin Kombëtar. Kur ndodhin humbje, ngjarjen sa edhe vetë humbja, e shënon në histori rezistenca. Në rezistencë mësojmë, e meqë nuk i harrojmë ato mësime, ata që sot përfitojnë, nesër humbin, kurse ata që humbin fitojnë”, thotë Kurti në reagimin e tij.



20 Comments

  1. BRAVO ZOTI KURTI ,JE MODEL BOTEROR DHE MERITON NJR MIRENJOHJE…EDI RAMA KA MBETUR SI ZAGAR I VETMUAR VETEM ME KELYSHET E TIJ TE QELBUR,YMER GELBAZEN CARLO BOLINO SKENDER KURVA MINXHOZI DHE SOKOL BALLEN

  2. Nje gje spo mund ta kuptoj pse ka shqiperia Ministri te Kultures dhe pse ministria e Kultures nuk i rregullon kto qeshtje ne bashkepunim me Artiste dhe Profesionist te fushes se kultures pse duhet fut hindet Kryeministri
    e dyta Pse Edvin Kryeministri nuk i Renon Ato Spitale qe jan ne gjendje te mjerushme dhe ti ndertoj SPITALE te Reja e qendra Shendetsore

  3. Keto deklarata rritin konfliktet mes shqiptareve. Nuk kuptoj c’pune ka kryeministri Kosoves te bej deklarate te tille.
    Pa lidhje, pa kontekst.
    Mund te kesh rezerva ndaj Rames si mik i Thacit, por ky reagim i joti eshte foshnjor amator inatcor.

    1. Eshte shume e thjeshte. Albin Kurti eshte shpresa e fundit e Shqiperise. Te gjithe muhabetet e tjera jane pa vlere sot!

    2. ti ada nuk paske lidhje me asnje gje; po rama qe merret me punet e kosoves me sh se nje her aq sa ve ne siklet gjith kombin ne lidhje me pavaresine imagjino, biles edhe ben intriga ta ndaje; ndersa ky sdo prononcohet per teater nese ja kerkojn opinionin?

  4. A ju kujtohet Kinostudio e filmave “Shqipëria e Re” si e rrafshoi 200.000 metra2, Berisha, Rama dhe Meta?

    Pse nuk protestuat? Apo nuk ishte trashëgimi kulturore?Po albin ku ishe atehere kur kjo treshe beri vjedhjen e radhes

  5. A ka pasur një marrëveshje të re per Teatrin si në 17 maj? Analiza e ftohtë të thotë se, po. Ka pasur. Njeriu i parë që e parandjeu se diçka po lëvizte jashtë kurrizit të tij do të ishte Berisha. Ai dërgoi si komisar të tij Sali Lushën, ish truproje, i njohur për rrëmujë e besnikëri, por nuk e mendoi as njëri e as tjetri se gjërat kishin ditë që ishin vënë në lëvizje. Basha, pikërisht në prag të shembjes së godinës së teatrit, bëri një deklaratë aspak në natyrën e tij se, unë jam shefi i partisë dhe se rruga e tij drejt pushtetit nuk ishte revolucioni.

  6. Gjatë dy viteve të fundit, e ardhmja e Teatrit Kombëtar ka ngjallur shumë kundërshti dhe PD, për oportunizëm të qartë politik është bërë palë me atë pakicë artistësh që kanë ngulur këmbë në ruajtjen e godinës. Shumë deklarata publike, shumë kërcënime dhe akuza, por në çdo moment, Lulzim Basha mund të kishte ngritur një padi në gjykatë për të pezulluar planin dhe për ta shfuqizuar plotësisht atë. Kjo do të ishte shumë më e efektshme se kërcënimet për luftë, nëse vërtet qëllimi kryesor i PD do të ishte ruajtja e objektit.

    Për ata që e kanë kujtesën e shkurtër: Teatri Kombëtar, në fillim të viteve 1990 u shndërrua në bingo. E gjithë salla e Teatrit Eksperimental u vendos në funksion të lojravë të fatit me vendim të qeverisë së Berishës. E njëjta qeveri, ideoi në mesin e viteve 1990 prishjen e Teatrit dhe ngritjen në vend të tij të një kulle, ku dy katet e para do të ishin teatër dhe pjesa tjetër apartamente dhe hapësira biznesi. E gjithë historia e Teatrit Kombëtar provon vetëm një gjë. PD kurrë nuk ka pasur ndonjë interes që ta ruajë këtë godinë, madje qëllimi i tyre ishte të zëvendësonin Teatrin me godina biznesi dhe jo me një Teatër të ri modern. Por, duke nuhatur mundësinë që kjo çështje e ndjeshme mund t’a shpërblejë me kapital politik, vendos të ngjitet në bord. E fundit, a mos vallë ishte Basha dhe Kryemadhi ata që deklaronin se Teatri do të prishej mbi trupat e tyre dhe se do të flinin në godinë derisa qeveria të tërhiqej? Ku ishin ata mbrëmjen që u vendos të prishej godina?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *