• |
ide | kryesore

“Mos njihni shtetin e Ramës”, Kryemadhi pas takimit me Bashën paralajmëron një ‘vendim final’

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në përfundim të takimit me Lulzim Bashën, Monika Kryemadhi bëri thirrje që shqiptarët të mos njohin shtetin e Edi Ramës,

“Vendimi do të finalizohet në 12 ku do të ketë një vendim final. Mesazhi që këtu është për qytetarët mos njohin shtetin e Ramës, gjobat e Ramës, Rama paratë e shqiptarëve i përdor për dhunë ndaj tyre. I bëj thirrje Ramës, t’i lirojë një orë e më parë artistët, nuk ka ku të shkojë më. I bëj thirrje shqiptarëve sot nuk është më koha për të parë politikën, por familjet, fëmijët e tyre. Tashmë nuk do shohim më brekët e Violeta Manushit, por do shohim bythën jashtë të Edi Ramës.

Po i bëj thirrje edhe një herë shqiptarëve të mos njohin Ramën dhe drejtësinë e Ramës që fle gjumë. Prokurorët që mbeten peng i shantazheve të tavolinave ku hanë e pinë. Mos lejojnë që jetën e fëmijëve të tyre t’ja lënë në dorë një grupi kriminal. 

Thirrje edhe një herë shqiptarëve, mos njihni vendimet e Ramës, taksat e Ramës. Se ju mbylli në shpi dhe taksat i solli dyfish.”- u shpreh Kryemadhi.



8 Comments

  1. As për Kullën Ejfel, simbolin e Francës, nuk ka patur unison qëndrimesh kur është lartuar, madje nuk ka as sot. Çështja është se kundërshtarët e tij, dje dhe sot, ku veçon i madhi Mopasan, nuk patën kurrë mandat për të diktuar shijen e tyre.

    Në këtë pikë, ithtarët e mosprishjes, kanë patur mundësinë, siç e kanë ende, të faktorizohen politikisht dhe të garojnë me kauzën e tyre për një mandat përfaqësimi. Kështu mund t’i tregonin vendin Edi Ramës e mbanin në jetë godinën e tyre.

    Gjykuar në këtë linjë të regullit demokrat, Rama ka shumicën me vete dhe në çështjen e Teatrit. Sepse, duke mbrojtur zëvëndësimin e të resë me të vjetrën që nga ’99, ka ç’prej atëhere bilanc fitues në gara elektorale si për Tiranën e si për Shqipërinë. Kjo e ezauron dhe tezën e referendumit.

    E ka gabim, po bën një krim(trashëgimor)? Mundet. Por politikisht dhe demokratikisht është në rregull: ka garuar me idetë e tij, ka fituar, e prej tyre ka një mandat.

    Askush s’i ka penguar e s’i pengon kundërshtarët e tij, përfshirë dhe katërshen e mësipërme, të bëjnë të njëjtën gjë, për të patur dhe ata një ditë një mandat.

  2. Shko zhdukuni more morraa Femer e Nyt. Shqiperia e Shqiptaret duan Zhvillim.
    Kur u bo i pune ne Tirane qe nuk dolen keta Kunder. Jan bo shkom nder kom. Nuk munde te behet dicka se uuuuu direkte rremuj e tencione.
    Tirana Shqiperia duan zhvillim perparim per neve prinderit e femijet tane. Shqiperia i perket njerzeve puntore e vizjonar.
    Ju lutem mbani ofendimet per veten e juj se nuk du me dit per keta palacet e poitikes por gjisesi dua ZHVILLIMIN E ATDHEUT TIM.
    Shendet te gjith Shqetareve

  3. Meqe komentuesi i ores 11:24 i jep te drejte Rames, le te merremi me faktet. Prishja e teatrit pse u be naten mes te shtunes dhe te dieles? Pse u be pikerisht ne mes te “gjendjes se emergjences”? Pse nuk u be asnje diskutim me te gjithe popullsine sepse ai teater si trashegimi kulturore nuk eshte vetemm i Tiranes, por i perket gjithe Shqiperise. Meqe Rama ka shumicen, pse nuk iu drejtua kesaj shumice? Pse nuk beri referendum per prishjen apo jo te teatrit? Nese do analizojme shumicen e Rames, do shohim se ne rang kombetar ka marre me pak se 50% te votave ne me pak se 50% te votuesve, pra qeveris me minorancen e minorances, pa llogaritur ketu qe nje pjese e mire e votave jane tjetersuar ne forma nga me te ndryshmet. Megjithate, ka njerez qe vuajne nga sindroma e Stokholmit dhe e duan diktaturen nderkohe qe ka edhe nga ata qe gezohen me parate qe do vjedhin shefat e tij. Ky i ores 11:24 te pakten njeren nga keto ka, sepse nuk ta mbush mendjen se do jete nga ata qe do perfitojne nga ndarja e qindra milione eurove te teatrit.

  4. Rama ik. Liro hajde.
    Nuk e njohim moj xhane….po nuk mjafton.
    Duhen vota me e rrezu. Vota wshte veshtire me mbledh. Nuk besojne kollaj njerzit mo. Jan bo te squt.
    Hajde te vemi ne Surrel ti prishim shtepine. Ti me Lulin e Tit Vasilin perpara. Ne ju vijme pas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *