• |
ide | kryesore

Letër e hapur Bjarke Ingelsit për projektin e Teatrit Kombëtar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjergj Bakallbashi, një arkitekt shqiptaro-amerikan i shkruan Bjarke Ingels të tërhiqet nga nga projekti pa konkurs për Teatrin Kombëtar në Tiranë

I dashur Bjarke,

Në mediat sociale lexova se periudhën e karantinimit po e kaloje në Meksikë, dhe gjatë kësaj periudhe punove për një Plan Urbanistik për Planetin.

Është frymëzuese të lexosh që dikush, një arkitekt i rangut botëror, i dedikohet të menduarit se çfarë ndikimi do të ketë pas 150-200 vjetësh ajo që bëjmë tani.

Ndërsa vendet e ndryshme fillojnë të dalin nga mbyllja ndaj virusit, të kthyerit në normalitet duket të jetë shqetësimi kryesor i qeverive dhe njerëzve.

Në Tiranë, qyteti ku u takuam për herë të parë kur fitove konkursin për Xhaminë e Madhe të Tiranës dhe unë po punoja për qytetin, të kthyerit në normalitet nuk është e lehtë. Vendimi i debatueshëm për të prishur ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe për ta zëvendësuar me një të re, të projektuar nga ti, Bjarke Ingels, ka ngritur në këmbë mediat, politikanët, njerëzit, aktorët dhe disa ambasadorë.

Gjasat janë që kur italianët e ndërtuan atë objekt, ata nuk kishin në mendje 150-200 vitet e ardhshme. Në fund të fundit, sa objekte të ndërtuara gjatë Luftes së Dytë Botërore u bënë me të ardhmen e tyre 150-200 vjeçare në mendje, sidomos në një vend si Shqipëria?

Strukturat e ngritura si jo afatgjata në vende të tilla, fitojnë rëndësi historike sepse nuk kishte shumë të tjera si ato ndërtuara në atë kohë dhe, për më tepër, prej memorjes historike që ato kanë prodhuar e akumuluar.

Patjetër që ti i di këto. Çfarë mund të të ketë shpëtuar është mungesa e një procesi transparent publik për të ardhmen e atij objekti. Nuk u bë konkurs, nuk pati diskutime mbi alternativa reale. Studios suaj iu kërkua të hidhnit një koncept të bazuar mbi premisën se teatri i tanishëm duhet prishur.

Sërish po i mëshoj faktit që konkurs për projektin e Teatrit Kombëtar në Tiranë nuk ka pasur. Dhe është e vështirë të gjejmë në një kryeqytet të BE-së, apo kryeqyteteve që aspirojnë për në BE, ku një projekt i tillë do të zhvillohej pa konkurs ndërkombëtar, debate publike dhe reflektime të hapura.

Si një përfaqësues i Danimarkës dhe vlerave të saj europiane, ti nuk mund të harrosh rolin që ti luan, jo vetëm si një arkitekt që ofron shërbimet e kërkuara nga klienti, por edhe si kampion vlerash, të denja për dikë që mendon të shpëtojë planetin.

Sepse të shpëtuarit e planetit nuk është një përpjekje që mund të bëhet vetëm. çdo plan ambicioz kërkon mbështetje, jo vetëm nga politikanët, por edhe nga ata që mendojnë njëlloj – në rastin tënd, arkitektët.

Në Tiranë, projekti yt ka dekurajuar dhe demotivuar shumë arkitektë. Jo për arkitekturën e tij. Ajo është temë më vete. Por për faktin se në një kryeqytet europian gjërat mund të bëhen në një mënyrë autokratike, në një proces manipulativ, dhe ti pranon të jesh pjesë e këtij procesi.

Projekti yt nuk ngjall optimizmin që ti do të shpresoje, por me pesimizmin që çon në rrënjën e besimit tek konkurset publike.

Duke zgjedhur të terhiqesh nga ky projekt dhe të rihysh vetëm atëherë kur të jetë shpallur konkursi, do të kontribuoje shumë më tepër te besimi që njerëzit kanë në të adhmen e Tiranës sesa ç’do të kontribuojë arkitektura e teatrit tek të bërit e Tiranës një pjesëz më të mirë të këtij planeti.

Do t’i bëje të rifitonin sërish besimin te mundësia e të pasurit vlera europiane në Tiranë, jo vetë te të pasurit objekte në dukje europiane. Se këto vlera nuk janë të mundshme vetëm ne vendet e BE-së, jashtë Tiranës. Se Tirana mund të jetë një zgjatim, një degëz e BE-së.

Ne arkitektët në Tiranë brohoritëm kur ti fitove konkursin për Xhaminë e Madhe të Tiranës. Na erdhi keq qe nuk u finalizua. Jepna mundësinë të jemi sërish shpresëplotë se konkurset dhe debati i hapur që ato sjellin kanë sërish vend në Tiranë..



11 Comments

  1. Leter koti..
    Ky ‘SHQIPTARO AMERIKANI’ i thote , terhiqu nje hre nga ky projekt dhe pastaj kur te hapet konkursi transparent , merr pjes prape.
    Po ajo dihet qe edhe po u hap ‘ konkursi transparent’ , ky ka per ta fituar garen me projektin e tij. Jo vetem se e ka falas , por dhe jam i bindur se arkitektet e tjere kur te marrin vesh se kush po konkuron per kete veper . as qe do marrin mundimin te konkurojne.

  2. Kokerr idioti dhe i painformuar qe shkruan letra pa kuptim. Per projektin e tij ky Ingels i ka marre paret kokerr me kokerr dhe nuk i rruhet fare nese hyn apo jo ne konkurs.

    1. Nje arsye me shume qe perforcon idene se nese behet konkurs , ky do ta fitoje.
      Pastaj nga e dini ju se projekti eshte paguar ? Apo me llafe kafeneje .
      Kam shume frike se shume shpejt do dali qe projekti nuk eshte paguar.
      Po lexoj ketu se disa komentues bile e dine dhe sa ka paguar Fusha .
      Do te doja te lexoja prap, pas disa muajsh kur te behn te ditura kostot , keta komentues qe dine gjithcka mbi kete projekt.
      ( apo kane dhe keta burimet e tyre te sigurta)

      1. Kta shpellkaret i din te gjitha .
        Ja u thote ai digjitali .
        I dine dhe se kur shkon Rama ne hale dhe se kur pjerdh ai.

  3. Arkitekti Bjarke eshte paguar ,ai e ka shitur projektin tek firma Fusha qe nga ana e saj Ja ka falur Lali plehu, sipas Bollinos bythelepiresit te Edvin bastardit ky projekt ka kushtuar 700.000-800.000 euro!
    Si do Ja shperbleje Edvin Bastardi me Lali plehun , natyrisht me taksat tona !

  4. Ju te semuret e PD qe mbani akoma nje komunist si Berisha. Cmimi i projektit per sa kohe eshte nje marreveshje ndermjet dy privateve eshte e drejta e tyre te mos bejne publike asnje detaj.

  5. Mëkatet e mëdha morale dhe cektësia e intelektit i kanë çuar kundërshtarët pushtetkërkues deri aty sa të shpallin se “Vendi drejtohet nga një kriminel dhe hajdut ordiner. Rama është hajduti që i vjedh shqiptarët, është mashtruesi që i gënjen, është xhelati që i dhunon. Prishja e TK është një akt lufte i Ramës ndaj qytetarëve shqiptarë”. Kjo është deklarata e Lulzim Bashës, njeriut që iu shpërdoroi 230 milion euro shqiptarëve kur ishte Ministër Transporti dhe e mbylli gjyqin me procedura pa u shpallur i pafajshëm, është deklarata e njeriut që kur u vranë katër njerëz të pafajshëm në bulevard ishte Ministër i Brendshëm dhe as u thirr dhe as dha ndonjëherë shpjegime para drejtësisë, megjithëse kishte qenë 10 metra mbi kokat e e gardistëve që hapën zjarr dhe vranë njerëzit e pafajshëm (mbi tarracën e Kryeministrisë). Ky “engjëllor” deklaronte më vonë se “në 21 janar kemi zbatuar vetëm ligjin”. Ky është nënshkruesi i Marrëveshjes kundërkombëtare të Detit me Greqinë, autori i falsifikimit të votave për bashkinë e Tiranës në 2011 dhe për kryesimin e PD-së tre vjet më vonë. Është i njëjti person që mëton të bëhet kryeministër dhe që guxon t’iu vendosë të tjerëve “vijat e kuqe”. Në të vërtetë, po të kishte shtet ligjor në vend të shtetit shërbëtor të “elitave” qarkulluese politike, ky duhej të ishte në burg sot dhe jo të na jepte leksione morale dhe kushtetuese.

    1. Ti thua shiko gjurmet , po ujku qe eshte ne pushtet nuk e shikon qe Po ta fut ne byth?
      Mos u merzit se 21 janarin e rradhes do ta rregullojne edhe ty , keshtu behet nje BASTARD me pak , por paskeni qene shume ju ,

  6. u mbushem me letra e peticione nga lloj lloj robsh

    shi kur te bej ndonje leter per teatrin edhe bexheti, marangozi lagjes time

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *