• |
ide | kryesore

Bojaxhiu shqiptar kapet me 3 milionë euro kokainē në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit
biznesmeni, Itali, Campania, karabinieri



Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme, 20 mars, në Ravena të Italisë pasi u kap duke transportuar 31 kilogramë kokainë.

Mediat italiane shkruajnë se nëse do të shitej tek përdoruesit e narkotikëve, droga kapte vlerën e 3 milionë eurove. Sipas hetuesve, droga ishte e destinuar për shitje në rajonet e veriut të Italisë, kryesisht në Piemonte.

Fillimisht 40-vjeçari ka tentuar t’i largohej policisë, por pas një ndjekje u bë i mundur arrestimi i tij dhe gjetja e 31 kg kokainë të fshehur në makinë.

Rezulton se shqiptari, punonte si bojaxhi dhe nuk kishte precedentë të mëparshëm kriminalë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *