• |
ide | kryesore

“Nuk folën kurrë për Teatrin, Butrintin, Velierën…” Auron Tare ironi me shqetësimin e profesorëve të ASA

Arkiva, Lajme, Të fundit



Auron Tare ka reaguar ironikisht për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe vendosjen nën “çatinë” e Akademisë së Shkencave, me gjithë studime, akademikë e prona, sipas një projektvendimi që është propozuar nga Këshilli i Ministrave. Ai u ka kujtuar intelektualëve dhe akademikëve të ASA se është shumë vonë të reagojnë tani, pasi, kur kishin momentin për të folur për shumë gjëra të tjera, kanë heshtur.

“I urojmë bashkim të mbarë me Akademinë, me shpresën se do ta kuptojnë këta zotërinj dhe zonja sesa i rëndësishëm ishte zëri i tyre në mbrojtje të Velierës, Teatrit, Butrintit etj dhe nuk folën kurrë. Tani që ju marrin vulën, ju erdhi zëri” shkruan Tare.

Postimii i Auron Tares

“Parajsa shkencore” apo lufta per Vulen. ASA u krijua pas shkeputjes se instituteve nga Akademia e Shkencave me 2008. Qellimi ishte te coheshin si institute prane Universiteteve gje qe nuk ndodhi. Ligji për Arsimin e Larte i 2015 parashikonte qe institutet kerkimore si INSTITUCIONE TE ARSMIT TE LARTE krijohen nga vete universitetet dhe keshtu ASA mbeti pa rregullim ligjor.

Nuk ka asnje vendim universiteti qe te krijonte ose rikrijonte keto institute prane universiteteve. Pas nje kontrolli ligjshmerie qe beri se fundi Ministria tek ASA deklaroi qe funksionojne ne kundershtim me ligjin e kesisoj duhen te shkrihen dhe te rikrijohen nga fillimi. Dy mundesi ka: ose prane ASH se ligji e lejon, ose prane universitetit si institute me vete. Kjo eshte esenca. Tani modestisht do te doja te thoja dy fjale per Institutin e Arkeologjise qe e njoh qe prej 1994. Pjesa e zhurmes publike ne fakt eshte nje Lufte per Vulen. Dmth po ju marrin Vulen dhe pa Vule nuk firmos dot Projektet.

Fasada e shkences eshte fasade per publikun por jam i sigurte qe nje pjese e mire e atyre qe e njohin Institutin e dine mire se kjo zhurme eshte zhurme projektesh dhe zarfash te perfituara nga Projektet. Ne se keta shkencetare me tituj pompoze do ta kishin seriozisht mbrojtjen e shkences shqiptare, ju kujtoj te gjithe atyre qe me lexojne se askush nga keta dijetare te Institutit te Arkeologjise nuk folen asnje fjale per betejen per te miren publike ne Durres, Lulishtja 1 Maji, per shkaterrimin e rrenojave arkeologjike te Velieres ( ne fakt i legjitimuan me nje germim te turpshem dhe autorin e “graduan”) Beteja per Teatrin, Beteja per amendamentin e turpshem te Ligjit te Trashegimise Kulturore, Beteja per Butrintin.

A pate ndonje nga keta personazhe te shkences shqiptare qe sot dalin para kamerave te flisnin per Butintin? Po kur nje arkeolog i huaj i talli i poshteroi dhe i quante publikish “idiote te dobishem”? Per turpin e tyre ulen koken dhe u gelltiten se fundi i fundit kishin Vulen dhe Vula ne fund te projektit te jep edhe zarfin. Krye -mbrojtesja e arkeologjise shqiptare psh eshte bashke -drejtuese apo “konsulent” e nja 7 apo 9 projekteve arkeologjike ne Republiken e Shqiperise.

Ne cilen vend normal ndodh kjo mrekulli kur drejtuesi i shkences te jete aq i afte se ne cdo projekt te vendose veten e vet si bashkedrejtues projekti? ( dmth marres zarfi) Andaj zhurma per shqiptarizmen e ketyre personazheve nuk eshte asgje me shume se lufta per Vulen e humbur. Kaq e thjeshte.



3 Comments

  1. Te lumte goja , respekte i nderuar ! Keta shkenctarë te albanologjisë i kanë sherbyer zarfit dhe jo shkences .Ashtu si pjesa me e madhe e shqiptareve edhe keta “shkencëtarë” harrojne se ” çfarë ështe ne kodër te vjen ne votër “…

  2. Plotesisht dakort. Nuk pame asnjerin nga keta te protestoje per monumentet kulturore, per masakren qe po i behet Tiranes dhe gjithe Shqiperise,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *