• |
ide | kryesore

Butrinti/ ‘Kuvendi në shërbim të koncesionarëve’, Zhupa: Presim drejtësi nga Gjykata Kushtetuese

Lajme, Të fundit



Deputetja e PD-së Ina Zhupa foli për mediat në lidhje me Butrintin. Ajo u shpreh se sot presin drejtësi nga Gjykata Kushtetuese.

“Qeveria shqiptare pasi e fshehu u përpoq që ta zhvleftësonte këtë gjë, pasi tha se Unesco s’ka rëndësi për Shqipërinë. Unë nuk e kuptoj se një qeveri të mbajë qëndrim që OKB apo fondet e UNESCO-s nuk kanë rëndësi. Kjo tregon se ata janë të zhytur thellë në këtë shkelje. Kuvendi ka sjellë në gjykatën kushtetuese copy paste paragrafët e koncensionarit. Ata sollën modelin që Klodian Zoto shkruante ato e-mailet nga zyra e tij dhe ia çonin Kuvendit për çështjen e inceneratorëve. Sot presim drejtësi nga Kushtetuesja. Sot në orën 3 e 30 me orën amerikane në New York një protestë për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore.”, tha ajo.



2 Comments

  1. Kjo eshte nje manipulatore dhe genjeshtare. Ose ndryshe. Versioni femer i Saimir Tahirit dhe Taulant balles.

  2. gazeta amerikane ‘New York Post’ në lidhje me projektet e reja që Kushner ka në Shqipëri dhe Serbi.

    Projekti më ambicioz i Kushner është shndërrimi i ishullit të Sazanit në një resort turistik luksoz të markës Aman.

    “Aftësia për të zhvilluar 3 milje vijë bregdetare të bukur dhe një ishull 566 hektarësh në mes të zemrës së Mesdheut është unike,” tha Kushner.

    “Uji është blu kristal si Maldivet. Është e bukur. Plazhet janë të pabesueshme dhe është vetëm një nga këto vende të veçanta”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *