• |
ide | kryesore

Graciano tek emisioni i Rudinës: Nuk e dija që isha ftuar për të folur rreth lëndëve narkotike (Video)

F1, Paparazzi

Graciano Tagani ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina”.
Mirëpo, biseda e tij me moderatoren nuk ka shkuar aq mirë sa mendohej.

Gjatë intervistës u krijua një situatë super e sikletshme, pasi menjëherë sapo e pyeti sesi e kishte kaluar karantinën, Rudina u ndal tek deklarata e Gracianos për lëndët narkotike.
Më herët, balerini ishte shprehur gjatë një interviste se tashmë thuajse çdokush përdor lëndë narkotike kur del për jetë nate, përfshirë edhe veten e tij herë pas here.
Mirëpo, deklarata e tij është keqinterpretuar nga mediat dhe Rudina i “kërkoi llogari” Gracianos për faktin që ishte shprehur se “VIP-at shqiptarë përdorin lëndë narkotike në Bllok.”
“Ke bërë disa deklarata shumë të forta! I ke bërë fillimisht në një program në “Ora News” dhe më pas lajmi u shpërnda në të gjitha portalet. Duam të dimë më tepër sepse janë deklarata të forta”- e pyeti Rudina balerinin, ndërsa ai u përpoq të sqaronte se nuk ishte ky konteksti i deklaratës së tij.


Mirëpo, moderatorja vazhdoi t’i mëshonte faktit që kishte përmendur lëndët narkotike dhe madje e vendosi pjesën e intervistës së tij në studio.
“Po, por ke përdorur lëndë narkotike dhe kjo nuk dihet… Dalin për të pirë një pije, por jo për të pirë kokainë njerëzit. Pra Graciano, përgjigja ishte shumë e qartë. Konsumimi i substancave narkotike është i paligjshëm.”- vazhdoi më tej Rudina.
Ndërkohë, Graciano u përpoq të sqaronte sërish se deklarata ishte përgjithësuese dhe jo veçanërisht për VIP-at shqiptarë, duke shtuar më tej se nuk e dinte fare se ishte ftuar për të folur për këtë.
“Unë nuk e dija fare që isha ftuar për të folur për këtë pjesë, për të folur për këtë. Por megjithatë, meqë e hape ti unë po vazhdoj të ta sqaroj edhe njëherë. Konteksti nuk është për akuzë ndaj VIP-ave, është për njerëzit që dalin natën që normalisht edhe pinë, edhe bëjnë, është puna e tyre nuk është puna ime. S’ka çfarë më duhet fare.”- tha balerini.
“Je ti për legalizimin e marijuanës?“- ishte një tjetër pyetje e Rudinës që e vuri sërish në siklet Gracianon.
“Dëgjo, se po më bëni mua si boss droge. Unë nuk jam konsumues i hashashit.”- sqaroi ai për të gjithë njerëzit që mund të kishin dyshime, ndërsa në fund të intervistës i sugjeroi Rudinës se do të ishte më korrekte që personazhi që ftohet të lajmërohet se për çfarë do të flasë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu