• |
ide | kryesore

Video/ Përqafimi i fundit mes Simonit e Ronaldos: “Një maestro”

-Instant, Sport, Video



Ronaldo flet me gazetarët, Gigi Simoni mbërrin aty, si gjithnjë me shumë kujdes. Eshtë 9 mars 2018, festa e Inter. Të dy shihen pas shumë kohësh e ishte momenti i nostalgjisë. Ronnie shpejton ti thotë: “Herën e fundit që më keni parë (duke iu drejtuar me ju) isha shumë më i dobët. E flokët e thinjur – i thotë ish-trajnerit -, i keni dhuratë nga ne”. Pastaj të dy gjithnjë para mikrofonëve, tregojnë episode që i kthyen në kohë. Ashtu si është kthyer në kohë Fenomeni kur mësoi humbjen e trajnerit të tij të parë në Serie A.

“Gigi Simoni nuk ishte vetëm një trajner për mua. Nëse sot mendoj pr të, mendoj për një burrë të ditur e të mirë, që nuk të urdhëronte ti bëje gjërat, por të shpjegonte sepse ato gjëra ishin të rëndësishme. Mendoj për një maestro, si në atë foto që bëmë për Krishtlindje: ai dirigjenti, ne orkestra. E kujtoj ashtu, me atë buzëqeshje, zërin e tij të qetë, këshillat e tij të çmuara. Mund e duhet të fitonim më shumë, por fituam së bashku, gjëja që na rekomandonte gjithmonë: faleminderit mister, më ke mësuar shumë më tepër se e imagjinon” shkruan Ronaldo në Instagram.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *