• |
ide | kryesore

Le Monde e quan shembjen e teatrit “akt barbar”, vë Anri Salën kundër Adrian Pacit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Në shkrimin e saj kushtuar shembjes së teatrit e përditshmja franceze e referencës e ka vënë theksin mbi dualitetin e Edi Ramës që botës i hiqet si artist, ndërkohë që në vendin që drejton vetë shkatërroi tetarin kombëtar. Mes shumë citimeve të shumta artikulli  i cili e quan që në titull shembjen një akt barbar (foto poshte), ka sjellë edhe përplasjen e mendimeve për këtë temë, mes dy ish studentëve dhe miqve të kryeministrit, që sot kanë marrë pozicione të kundërta: Anri Salës dhe Adrian Pacit.


“Edi Rama dërgoi policë dhe organizma të tjerë shtetërorë, për të shkatërruar një nga institucionet kryesore të vendit dhe nga ndërtesat e pakta të vjetra në kryeqytetin e shqiptarëve, Tiranë” shkruan Le monde pasi e fillon shkrimin duke paraqitur Ramën si një artist që donte të transformonte kryeqyetetin: “Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk le rast pa nxjerrë në pah karrierën e tij si një artist vizual dhe shijet e tij si piktor. Kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, nga viti 2000 deri më 2011, ai u bë i njohur në botë, për shkak se ndërtesat e ndërtuara në kohën e komunizmit, i pikturoi me ngjyra të shëndrrishme. Kjo ishte një nga ata punë të tij në kohën që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, që e modernizuan disi kryeqytetin shqiptar.

Mirëpo, të dielën e datës 17 maj, po Edi Rama, tashmë 55 vjeç, kryeministër që nga viti 2013, dërgoi policë dhe të tjerë persona për të rrënuar një nga godinat më të vjetra dhe më të vyera në qytet, Teatrin Kombëtar. Brenda në ndërtesë kishte një dyzinë artistësh, që kishin rezistuar në protesta për më shumë se dy vjet, por u larguan me forcë nga policia.

Lexo më tej:

Ish studenti i Ramës sot artist me famë botërore: “Të them vafsh në djall profesori im, bashkë me kujtimet e shkollës”

“Ata (policët) erdhën në orën 04:15 të mëngjesit. Ne ishim ende rreth 60 persona, kur ata filluan që të ngrenë bull-dorëzin kundër godinës së Teatrit Kombëtar”,i ka thënë gazetës regjisori dhe aktori Edmond Budina, një nga përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Pasi bën këtë prezantim gazeta vë përballë edhe dy opinionet e artisëve shqiptarë të njohur ndërkombëtarisht.

“I emërtuar disa herë me emra të ndryshëm në varësi të pushteteve politikë, teatri ishte mbi të gjitha “një nga ndërtesat e rralla të vjetra në Tiranë” në një qytet me planifikim urban modern, thotë artisti vizual shqiptar Adrian Paci, i cili thekson se është “i tronditur dhe i zemëruar” nga vendimi marrë nga Edi Rama.

“Unë nuk jam kundër këtij teatri të ri, por pse duhej shkatërruar i vjetri dhe pse mos ta ndërtojmë të riun diku tjetër? ” pyet Paci.

“Edi Rama ishte mësuesi im dhe shoku im, por ky shkatërrim ishte pika e fundit që derdhi gotën. Ai më detyron të mbaj një qëndrim kundër mënyrës së tij të të bërit politikë. Në fillim mbështeta projektet e tij artistike për Tiranën, por tani shoh përdorimin gjithnjë e më shqetësues të estetikës për të vendosur fuqinë e tij”, i ka thënë ai gazetës Le Monde.

Ndryshe nga Paci mendon një tjetër ish student dhe mik aktual i Edi Ramës, i cili ka qenë shpesh pjesë e projekteve të tij arkitektonike me studio të huaja. Anri Sala i ka thënë Le monde:  Kjo ndërtesë do të më mungojë vërtet, por në vend të saj do të ngrihet një strukturë që do të mundësojë projekte bashkëkohore” ka theksuar ai duke shtuar më pas të njëjtat argumenta të gatshëm që përsërtit në studiot televizive edhe Artan Imami: “opozita e shfrytëzoi kauzën për qëllime politike ndërkohë që shumë prej tyre nuk kanë shkelur kurrë në teatër”.

Le Monde e mbyll shkrimin me frazën domethënëse: “Edi Rama do të ridizenjojë një kryeqytet të tërë sipas shijeve të tij”,

©Lapsi.al/Burimi Le monde

 

10 Comments

  1. Jemi te lodhur me kete IDIOT ,psikopat ….,!
    Çfare te bejme me kete idiot qe perfaqeson ca idiot dhe oligarke 🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮

  2. Ok, nuk ka problem fare!
    Do ta fusim dhe Le Monde ne listen e Mediave-kazan qe te paguara e ndikuara nga Rusia kerkojne te nxijne te ardhmen europiane te projektu nga timonieri Rama, kreu grupit tone Balla, shoqe Spiropale, ministri yne i Jashtem teper i suksesshem Gent Caca, ministri brendeshem Sander (nuk me kujtohet si dreqin e ka Lleshi a Lleshaj) por dhe ne deputetet ku nje pjese e madhe diplomen e shkolles larte e kemi marre 28 vjet pas mbarimit shkolles mesme…

  3. Kundër kujt do të ngresh një “front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”, kur fare mirë e di, se Monika nuk la këpucë, çizme, presion dhe fjalë pa thënë kundër “diktatorit” Rama, dhe asgjë nuk e gjen ? Alibira të tilla, i shërbejnë vetëm Doktorit dhe Lulzimit, por edhe ata ndoshta po ti pyesësh tek e tek, do të ishin kundër jush gjithsesi. Shqipëria zoti Meta, ka 30 vjet që është ndarë nga diktatura, ka 30 vjet që ka vendosur demokracinë funksionale,pacavure portal jeni,disa fragmente te le monde dhe pastaj fjalet e shkullakut qe jane thene keto dite shume here

  4. Pyetjes së Studentit ne Vlorë se ku i ka marrë paratë për Vilën në Surrel,Edvin D’Rama i pergjigjet,si te gjith,
    me kursimet gjatë punës në emigracion.Por kur provua se ai nuk kishte punuar asnje dite ne France,e ktheu
    pllaken pas dy Javesh dhe deklaroi se e ka bere me Leket e Gruas,natyrisht qe genjen.
    Fatos Lubonja ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka qenë një artist, i cili ka ditur gjithmonë si të gënjejë, duke iu referuar deklaratës së këtij të fundit se paratë për shtëpinë në Surrel i ka bërë në emigracion.
    Përmes një lidhje me “Skype” në emisionin “Të Pa ekspozuarit”, Lubonja tha se Ramës i propozuan të punonte kopshtar kur ishte në Paris dhe po ashtu zbuloi që ai kishte marrë një bursë studimi në Paris nga George Soros.
    Sipas tij, oligarkët e mbajnë Ramën në pushtet pikërisht sepse ai di të gënjejë për të fshehur vjedhjet e tyre.
    “Thash me veten, ore sa pak rëndësi paskemi ne njerëzit që na ka njohur ky, bile edhe Nëna e vet, edhe vëllai i vet edhe gratë që ka patur. Po të kishim më shumë rëndësi nuk gënjen burri në këtë farë feje, se do më vinte zor nga Nëna, Vëllai, nga filani që i kam marrë borxh.Në ato vite, ky ka marrë një bursë nga Soros, për të qenë në Paris. Një bursë modeste. Me sa di unë, e ka pranuar Anri Sala, ka fjetur në një dhomë me të, sepse i mbaroi bursa. Ky ishte hall i madh. Kjo ka qenë situata jonë në atë kohë, se të gjithë kemi qenë të varfër.
    Ne kishim një mik të përbashkët, Bill, një pasanik nga ata të Soros. Ky në atë situatë, i tha hajde puno kopshtin tim, puno si kopshtar te kopshti im dhe në kohën e lirë bëj piktura. Unë i thash Bill-it, me këtë mënyrë, do shpëtonte, sepse do ishte bërë edhe piktor. Këta oligarkët përse e mbajnë këtë, sepse ky gënjen dhe bën fasadën. Tani ka humbur edhe aftësinë për të gënjyer. Nuk ka asgjë të keqe të jesh kopshtar, të jetosh mes luleve, do ishte më mirë se të jetosh mes hajdutëve”, tha Lubonja.

  5. hahahaha aman slate gazete pa kerkuar kushe eshte kunder, po sa gazeta jane pro? me qindra ato nuk i jepni,
    O militante te semure, teatrin nuk e prishi Rama, por Luli, Mona edhe Meta qe i ndoqen ata demostrante duke u thene se nyuk ndodhe gje, mendoni se ata nuk e dinin?
    Ata jane me te poshter se Rama edhe keta mbajeni vethe ne veshe

  6. Qeveria e Rames prej ditesh po lodhen shume te bleje nje shkrim Pro prishjes Teatrit por nuk po ja merr persiper askush. Deri tani Pro prishjes Teatrit eshte pa pagese fare vetem gazeta e Mender Bazes.

  7. Anri Sala, bythq.. i Valdetit nuk ka si te jete kunder dashnores se vet. Anri Sala dhe Ardian Paci nuk mund te krahasohen. Andri u be artist me paret pa fund te mamit. Ardiani eshte artist i lindur….

  8. Kundër kujt do të ngresh një “front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”, kur fare mirë e di, se Monika nuk la këpucë, çizme, presion dhe fjalë pa thënë kundër “diktatorit” Rama, dhe asgjë nuk e gjen ? Alibira të tilla, i shërbejnë vetëm Doktorit dhe Lulzimit, por edhe ata ndoshta po ti pyesësh tek e tek, do të ishin kundër jush gjithsesi. Shqipëria zoti Meta, ka 30 vjet që është ndarë nga diktatura, ka 30 vjet që ka vendosur demokracinë funksionale,o zigur qorri te njejtin koment si te tema dhe te lapsi,ti shpellkari intelektual,nuk fitohet buka e gojes duke mos punuar ndershem,mos ja bej lulushit kete pune

  9. O lapsi e ke perkthyer per ‘filozofet’ e Babrruse apo te Saukut qe te marrin vesh dhe te hapin syte c’shkruajne te huajt? Mire e ben…Le te hapin syte…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu