• |
ide | kryesore

Ronaldo, Neymar, Benzema, synimi gjeostrategjik i Arabisë Saudite

Arkiva, Kryesore, Sport
benzema, ronaldo neymar MBS



Pas trullosjes që po kalon bota e futbollit, prej shitblerjeve marramendase që ka kryer këtë sezon kampionati i Arabisë Saudite, nuk fshihet vetëm pasioni i familjes monarkike për topin e rrumbullakët, por një strategji e mirëmenduar gjeopolitike. Ky është pak a shumë konkluzioni që nxjerr një editorial i të përditshmes franceze Le Monde, i cili reket të shpjegojë arsyet që qëndrojnë pas largimit të Ronaldos, Neymar, Benzema dhe Kante drej një kampionati të padëgjuar deri pak kohë më parë.

Lexo me tej:

Avion privat, rrjetet sociale e bonuse të çmendura: detajet e kontratës së Neymar me Al Hilal

Gazeta, që Lapsi.al e ka lexuar, e vë theksin tek politika që po ndrek trashëgimtari i fronit saudit. “Mohammed Ben Salman, i njohur si “MBS”, nuk ka vetëm ambicie të mëdha – dhe para të shumta për t’i përmbushur ato. 37-vjeçari, sundimtari “de fakto i Arabisë Saudite, që udhëhiqet nga babai i tij i moshuar, mbreti Salman, po shpreh ambicje që ta transformojë monarkinë më të madhe të naftës në Gjirin persik, në një fuqi moderne rajonale. Monarkia e njohur për konservatorizmin e saj vehabi,  po përpiqet të tërheqë talentet më të mirë të huaj për të diversifikuar ekonominë e saj. “MBS” ka një plan për këtë, ai është emërtuar: “Vizioni 2030”-shkruan Le monde.

Cristiano Ronaldo shpallet sportisti më i paguar në botë

Në editorial përmendet rasti i transferimit më 15 gusht, të Neymar, nga Paris Saint-Germain, në Al-Hilal-, një nga klubet e Riadit-, si shembull të strategjisë së “MBS” për ta bërë sportin e klasit botëror një ndër instrumentet kryesore të “fuqisë së butë” saudite. Po në këtë kontekst kanë qenë blerja e sulmuesit portugez Cristiano Ronaldo, pesë herë Topin i Artë, nga klubi Al-Nassr, i cili i përfiton rrogën më të lartë në historinë e futbollit: 200 milionë euro. Edhe  Topi i Artë tjetër, francezi Karim Benzema, që iku nga nga Real Madridi, iu dorëzua sirenave të klubit të Jeddah, Al-Ittihad, për një kontratë prej 588 milionë eurosh. Ai u pasua nga një tjetër francez, N’Golo Kanté, i cili gjithashtu nënshkroi për tre vjet në Jeddah. Vetëm Messi i ka rezistuar deri më tani tundimit të një çeku prej 360 milionë eurosh nga klubi Al-Ittihad, ndaj të cilit preferoi hijeshitë e Miamit.

Sipas gazetës, projekti i “MBS” pati për bazë nismën e Katarit që nuk kishte pikë tradite në futboll dhe me një synim të ngjashëm synon të organizojë Kupën e Botës në Arabinë Saudite në vitin 2034. Por synimi nuk është vetëm futbolli tashmë Arabia Saudite po bëj hapa gjigandë edhe në fusha të tjera: “Strategjia e “MBS” nuk kufizohet vetëm në gjuetinë e kampionëve të futbollit. Falë fondit të pasurisë sovrane saudite, mbretëria ka investuar gjithashtu në Formula 1 dhe ka krijuar një turne ndërkombëtar golfi alternatib. Investime janë bërë edhe në klubet e futbollit jashtë vendit  ku tashmë monarkia ka blerë Neëcastle Utd” shkruan Le monde.

Editoriali i gazetës ngre pyetjen: “Çfarë kërkon “MBS”? Përgjigjja: “Sporti si burim të ardhurash dhe si instrument i fuqisë së butë është pjesë e planit të tij të përgjithshëm të diversifikimit ekonomik pas naftës. është gjithashtu mënyra për të tërhequr të rinjtë sauditë, në një vend ku dy të tretat e popullsisë janë nën 35 vjeç. Ndryshe nga Katari, futbolli është një sport popullor në Arabinë Saudite, e cila tashmë ka një infrastrukturë stadiumesh ku, si privilegj suprem, pranohen edhe femrat.

Natyrisht, princi ambicioz i kurorës po kërkon gjithashtu të zbardhë një imazh të njollosur rëndë nga abuzimet e të drejtave të njeriut dhe numri në rritje i ekzekutimeve me vdekje. Ai po përpiqet me vështirësi të fshijë njollën e atentatit makabër, në vitin 2018, kundër gazetarit kritik ndaj regjimit, Jamal Khashoggi në ambientet e konsullatës saudite në Stamboll’ shkruan e përditshmja. Dhe lë monde e mbyll editorialin e saj me një ironi therëse për moralin e futbollistëve miliarderë që paraja i bëntë ndihen mirë në vendin e këtyre krimeve.

Jamal Khashoggi/ Çfarë fsheh afera e vrasjes së gazetarit saudit?

“Presidentët Joe Biden dhe Emmanuel Macron janë rilidhur me “MBS”, i cili gjithashtu sapo është ftuar në Britaninë e Madhe. Pse mund të pritet që sportistët të kenë më shumë skrupuj moralë sesa politikanët?” përfundon artikulli.

©Lapsi.al



10 Comments

  1. Nëse problemi i vetëm i kësaj PPP është pse nuk kanë gjetur një kopje të origjinalit dhe në Ministri të Shëndetësisë, nuk qenka keq puna. Jo vetëm që nuk është prishje provash siç është zhdukja e serverit më 21 Janar apo fshirja e fishekëve, por është komplet provë origjinale në duart e SPAK.Do kishte qene korrekte te kishin pyetur serbin salih per keto shitje ne arabi

    1. C’jane keto marrina, pse i bini vuvuzeles kot, cfare “synimi gjeostrategjik”?! Thjesht disa diktatore te popujve te tyre, disa “monarke”, disa abd/sherbetore sioniste, harxhojne para pafund, ne drejtim te top-kembes! Pse e bejne kete, kjo s’ka lidhje fare me keta skllever, pyetni padronet e tyre. Gjithashtu, “industria” e top-kembes, renditet, pas droges dhe postitucionit, ne prioritet e MAFIES GLOBALE, per pastrimin e parave. A nuk nuk ndodh e njejta gje ne kete vend shithole, me cfare meret RIVDEKJA SOROSIANE, me droge, prostitucion dhe top-kembe, Partizani/edvin kristaq rama, Kuksi/Safet Gjici etj, KAQ!

  2. Ooo, Lapsiii !!! Mo e dhisni muhabetin !
    Çjanë këto lajme futbolli!
    Ore, Rama, Rama ça ka bërë, Erjoni, do bëhet kryeministër më 2029?
    Beqja do futet në burg?

    Po lëreni princin e Arabisë se nuk janë lekët tona!

    Ç’merreni me Ronaldon, Neimar, e Benzema dhe harroni Messin.
    Me Mesin ç’a do bëhet, këtë na thoni.

  3. Sado qe te kene leje nafte keta lekuretrashet saudite…
    Kurre Nuk do behen njerez
    Majmune vrases monstra do mbeten

  4. për t’u gjendur para një befasie të re të politikës, kur shefi i Foltores mori në mbrojtje shefin e qeverisë, për të hedhur gunën e fajit mbi kryetarin e bashkisë, dhe dy të tjerë.

    Pastaj mediat hapën defterët e vjetër të ardhurave të oligarkëve, shikuan se si janë rritur, pikërisht atëherë kur pas tyre qëndronte hija e Shkelzen Berishës, si janë dhjetëfishuar e njëqindfishuar, si shteti, edhe pse e di se kush qëndron pas tyre, përsëri i ka ushqyer, i ka rritur dhe i ka rrahur krahët.

  5. kërkoj lirimin e menjëhershëm të të burgosurit politik Fredi Beleri dhe përfaqësimin e Shqipërisë në Samitin e Athinës. #sb”, shkruan Berisha. Me ne fund kapo i klanit mafioz te Trustit te Geshtenjave salih karaxhic berisha e tregoje fytyren e vertet si vasal i serbo-grekeve.

  6. C’jane keto marrina, pse i bini vuvuzeles kot, cfare “synimi gjeostrategjik”?! Thjesht disa diktatore te popujve te tyre, disa “monarke”, disa abd/sherbetore sioniste, harxhojne para pafund, ne drejtim te top-kembes! Pse e bejne kete, kjo s’ka lidhje fare me keta skllever, pyetni padronet e tyre. Gjithashtu, “industria” e top-kembes, renditet, pas droges dhe postitucionit, ne prioritet e MAFIES GLOBALE, per pastrimin e parave. A nuk nuk ndodh e njejta gje ne kete vend shithole, me cfare meret RIVDEKJA SOROSIANE, me droge, prostitucion dhe top-kembe, Partizani/edvin kristaq rama, Kuksi/Safet Gjici etj, KAQ!

  7. Ish-zv.ministri i Jashtëm grek: Beleri nuk është njeri i pafajshëm, ka një histori të errët politike,populli i salihut kapos se klanit mafioz te Trustit te Geshtenjave do te tregoje qe ka dipllome Kristali,akoma o populli i beson Llaxores kurve serbo greke

    1. Me sa u fol sot ne mediat boterore…
      Ky rropqiri me ushtrine e rojet kufitare te monster shtetit te vet… kane vrare mbi 650 refugjate Etiopiane te pambrojtur ne shkretetire brenda kufirit saudit.
      Mbi 400 gra dhe femije…..
      Tani gjykoni vete ca monstrash jane keta bithezinjte!!!

      1. Kallezimin ne SPAK e dorezoi PD e Lulit, thjesht e dorezoi, sepse gjasat jane qe hartimin e atij materiali ta kete bere nje dore e kujdesshme anglishtfolese.
        Hetimi i asaj kulle ka gjasa te zbuloje te vetmin rast ne Evrope kur fluksi me i madh opozitar shet lekuren me stil gabi”Si nuk po flet xhihadisti salih per krimin saudit,e ka mendjen te kulla e zenit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *