• |
ide | kryesore

Benzema bëhet një cështje shtetërore: fondi PIF bllokon largimin e tij nga Arabia

Sport
Benzema



Një çështje e Shtetit, ose më mirë, e futbollit shtetëror. Arabia nuk mund ta përballojë të humbasë Karim Benzema. Imazhi dhe perspektiva e një lëvizjeje pa histori dhe traditë, por me shumë e shumë para janë në rrezik. E kështu, kush i administron këto para, i shpenzon dhe i shpërndan, ka vendosur të ndërhyjë. Ky është lajmi i raportuar sot nga RmcSport dhe l’Equipe, duke përshkruar se si fondi sovran saudit PIF ka ndaluar çdo mundësi të kthimit të sulmuesit francez në Evropë.

Me pak fjalë, Benzema duhet të qëndrojë te Al-Ittihad, duhet sistemuar çarja dhe duhet të sigurohet që ai të kthehet në fushë së shpejti. Paratë në këtë rast janë gjithmonë të dobishme për ti bërë të gjithë të jenë dakord. Kështu, sipas asaj që parashikohet, Benzema mund të jetë në fushë më 4 shkurt, në çerekfinalen e Kings Cup kundër Al-Faisaly.

Lexo më tejFundi i trishtë i Benzema në Arabinë Saudite: e thërrasin të gjithë me një nofkë poshtëruese

Një kafaz i praruar, me pak fjalë. Por kjo mund të jetë e mjaftueshme. Nga ana tjetër, duke lënë mënjanë zërat, rikthimi në Evropë i ish-lojtarit 36-vjeçar të Real Madrid nuk ka qenë asnjëherë një çështje me zgjidhje të lehtë. Chelsea, u aludua, pastaj edhe Real e deri te Lion. Zëra të mjaftueshëm për të ndezur ambjentet. Edhe pse asgjë konkrete e të shoqëruara me mohime të menjëhershme. Tani, për të qenë të qartë, nuk mund të ketë asgjë përfundimtare deri në gongun përfundimtar të seancës së merkatos. Sidoqoftë, një çështje shtetërore shkon përtej sportit dhe pakënaqësive të individëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *