• |
ide | kryesore

Guardia di Finanza zbulojnë dokumentin e fshehur: fondi PIF kërkon të futet te Milan me 41,7%

Sport
PIF



Prej kohësh është përfolur për interesimin e Arabisë Saudite për Milan, por hetimi i hapur dhe i kryer nga Guardia di Finanza për pronësinë e vërtetë të kuqezinjve ka konfirmuar se këto nuk janë vetëm thashetheme. Në fakt, nga dokumentet e gjetura nga hetuesit, doli një dokument specifik i quajtur “Ac Milan Investor Presentation” ku i referohet një financuesi, në këtë rast fondit sovran Pif, gati për të hyrë me 41.7% të aksioneve të kompanisë. Synimi është të rrisë vlerën e saj neto, që sot është afër 1000 miliardë euro, dhe për të depërtuar gjithnjë e më shumë në Evropë, edhe përmes sportit, pasi mori Neëcastle në vitin 2021.

Lexo më tej: Hetimi në shtëpinë e Milan është serioz: penalizim në kampionat e përjashtim nga kupat e Europës

E gjithë kjo do të arrihej përmes riblerjes së Vendor Loan për një vlerë prej 487.5 milionë euro. Bëhet fjalë për një kredi prej 550 milionë eurosh, e shlyer në tre vjet me interes 7%, të cilën RedBird e ka marrë nga Elliott. Në praktikë, Cardinale duhet të kthejë shumën prej rreth 665 milionë në fondin Singer deri në vitin 2025. Dhe pikërisht këtu Pif do të hynte, ose duhej të kishte hyrë, duke marrë të sipërpërmendurën Vendor Loan duke u bërë aksioneri i dytë më i madh i Milan. Të paktën deri në këtë hetim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *