• |
ide | kryesore

Benzema jashtë skuadre, stafi i lojtarit: “Ka mbetur i bllokuar nga një tajfun në Mauritius”

Sport
Mauritius



Benzema edhe një herë nuk u paraqit në stërvitjen e Al Ittihad dhe u la jashtë skuadrës nga trajneri Gallardo. Për stafin e lojtarit, mungesa e francezit është për faktin se ai është bllokuar nga një tajfun në Mauritius.

Pas asaj që ndodhi pak javë më parë, me Karim Benzema që u zhduk nga radarët dhe në Arabi nuk dihej se çfarë i kishte ndodhur, tashmë po përflitet ende për ish-sulmuesi e Real. Në fakt, fituesi i Topit të Artë të vitit 2022 dështoi edhe një herë të paraqitet në stërvitjen e Al Ittihad. E për këtë arsye trajneri argjentinas Gallardo vendosi ta linte jashtë skuadrës për një periudhë të pacaktuar.

Lexo më tej: Fundi i trishtë i Benzema në Arabinë Saudite: e thërrasin të gjithë me një nofkë poshtëruese

TAJFUNI NË MAURITIUS

Megjithatë, sipas stafit të lojtarit, Benzema nuk ka mundur të arrinte në Arabinë Saudite sepse u bllokua në Mauritius nga tajfuni Belal. Në të vërtetë, të gjitha fluturimet në Mauritius u anuluan dhe për këtë arsye fluturimi i francezit u ndal gjithashtu. Mbetet për tu parë nëse ky justifikim do të ndryshojë mendjen e teknikut Gallardo, apo nëse mungesat e vazhdueshme të Benzema ia kanë shteruar tashmë durimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *