• |
ide | kryesore

“Bir kur*e”: Benzema u lut për palestinezët, ish-portieri izraelit Aouate e shan në pesë gjuhë

-Instant, Sport
Aouate



Përplasja izraelito-palestineze i kalon kufijtë e politikës dhe luftës së tmerrshme të vazhdueshme, duke mbërritur në fushat e futbollit. Më saktësisht në rrjetet sociale, ku Karim Benzema, mysliman dhe aktualisht sulmues i Al-Ittihād, u sulmua ashpër nga David “Dudu” Aouate. Ish-portieri izraelit u tërhoq pas një karriere që e çoi edhe në La Liga në radhët e Mallorca, Deportivo La Coruna dhe Racing. E gjithë kjo pas një postimi në rrjetet sociale të sulmuesit francez: “Të gjitha lutjet tona për banorët e Gazës – shkruan Benzema-, sërish viktima të këtyre bombardimeve të padrejta që nuk kursejnë as gratë e as fëmijët”.

Lexo më tej: Përshëndetja e fundit e Benzema për Real: “Do të doja ta mbyllja këtu, faleminderit Ancelotti”

Një postim që gjithashtu mund të kuptohet, duke pasur parasysh përfshirjen e popullatës palestineze në një konflikt mes Izraelit dhe Hamasit. Por Aouate nuk i ka pëlqyer aspak ky qendrim i francezit. Përgjigja e tij, në fakt, nuk vonoi dhe sigurisht nuk mund të kalonte pa u vënë re për shkak të toneve të saj shumë të ashpra: “Bir kur*e” ka shkruar ai në pesë gjuhë (hebraisht, frëngjisht, anglisht, arabisht dhe spanjisht), duke e shoqëruar nga dy flamujt, atë izraelit dhe atë amerikan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *