• |
ide | kryesore

Avion privat, rrjetet sociale e bonuse të çmendura: detajet e kontratës së Neymar me Al Hilal

-Instant, Sport
Neymar



Dokumentet në rregull dhe testet mjekësore të kaluara pa problem. Në ditët në vijim Neymar do të largohet nga PSG për tu bashkuar me Al Hilal. Klubi Francez nga transferimi i tij do të arkëtojë rreth 100 milionë euro mes pjesës fikse dhe bonuseve. Një transferim rekord për kampionatin saudit, ndërsa braziliani do të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare me Al Hilal. Klubi saudit i drejtuar në pankinë nga portugezi Jorge Jesus, ka marrë ndërkohë edhe Koulibaly dhe Milinkovic-Savic gjatë këtij sesioni të merkatos. Kalimi i Neymar në Arabinë Saudite do ta bëjë brazilianin 31 vjeçar “pasanikun” e ri të Gjirit Persik. Për të flitet një pagë nga 300 deri në 400 milionë euro në dy sezone. Në kontratën e tij, Footmercato zbulon se do të përfshihen edhe një sërë përfitimesh luksoze.

DETAJET E KONTRATËS

Ashtu si u lejua Cristiano Ronaldo, Neymar do të jetë në gjendje të jetojë me partneren e tij Bruna Biancardi edhe pse nuk janë të martuar. Një gjë e tillë është e ndaluar në Arabi, por sic duket jo për të gjithë. Braziliani gjithashtu do të jetojë në një mega vilë luksoze me shumë staf dhe do të ketë një avion privat plotësisht në dispozicion të tij.

Lexo më tej: “Ata bënë dashuri”: Sophia Barclay zbulon se Neymar ka shkuar në shtrat edhe me një burrë

Por kjo nuk është e gjitha. Kontrata e ish-sulmuesit të Barcelonës me klubin e tij të ri përfshin gjithashtu një bonus prej 80,000 euro për çdo ndeshje të fituar. E mbi të gjitha, një ‘shpërblim’ gjysmë milioni sa herë që Neymar bën një histori ose postim në rrjetet e tij sociale ku promovon Arabinë Saudite.

Ndoshta Neymar ka ëndërruar për një rikthim në Blaugrana pas PSG-së, por një ofertë si kjo nuk mund të refuzohet. E në fakt, nuk u refuzua…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *