• |
ide | kryesore

Mali i Zi zyrtarisht asnjë të infektuar me koronavirus

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lajme të mira vijnë nga Mali i Zi, i cili ka konfirmuar se nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirus.

“Pas 68 ditësh që nga rasti i parë, Mali i Zi aktualisht është pa pacientë me COVID-19”, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi.

 Autoritetet kanë njoftuar se së fundmi janë kryer 140 teste për koronavirus dhe asnjë nuk ka dalur pozitiv.

 

“Ndërkohë rasti i fundit aktiv me COVID-19 i ka plotësuar kriteret për shërim të plotë”, thuhet në njoftim.

Instituti bëri me dije se numri i përgjithshëm i pacientëve që nga fillimi i epidemisë ka qenë 324.



1 Comment

  1. Nuk i besoj këtyre shifrave të “të shëruarve” nga Kovid 19, për faktin e verifikuar se nuk ka pasur siguri të plotë të testeve në asnjë vend të botës prandaj dyshoj se kjo është një deklaratë jo e vërtetë
    Por mendoj se është ku e ku kjo “gënjeshtër” më e dobishme për shtetin e Malit të Zi, sesa gënjeshtrat me hapu e nbyllu të qeverisë shqiptare në varësi të interesave politike të një lideri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *