• |
ide | kryesore

Koronavirusi, rritet sërish numri i viktimave në Itali

F1, Planet, Të fundit



Autoritetet italiane të shëndetësisë kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 87 persona të vdekur nga koronavirusi, duke shënuar një rritje krahasuar me një ditë më parë, kur ishin 70 të vdekur.

Rastet e reja kanë pësuar një ulje të lehtë, pasi janë regjistruar 516 persona të rinj të prekur me Covid-19, ndërsa një ditë më parë ishin 593.

Lombardia vijon të mbetet rajoni më problematik, pasi në 24 orët e fundit ishin 38 të vdekur, ndërsa rastet e reja në këtë rajon ishin 354.

Deri tani, në Italinë fqinje kanë ndërruar jetë 33,222 persona, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar në 232,248.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *