• |
ide | kryesore

Basha në Durrës: Ramavirusi është pandemia që torturon shqiptarët prej 7 vitesh (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i opozitës, Lulzim Basha, vazhdoi takimet e tij me qytetarët dhe bizneset, duke u ndalur në zonën e Kënetës në Durrës.

POSTIMI I BASHES

Pas dy muajve të mbyllur për shkak të koronavirusit të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se rreziku më i madh për shëndetin dhe ekonominë e tyre është RAMAVIRUSI.

Në zonën e Kënetës në Durrës takova qindra qytetarë të rrënuar nga pandemia ekonomike e qeverisë. Si kudo në Shqipëri, edhe këtu RAMAVIRUSI ka shkatërruar ekonominë dhe vendet e punës, duke shtuar hallet për këta banorë të goditur rëndë edhe nga tërmeti i 26 nëntorit.

RAMAVIRUSI është pandemia që torturon tash 7 vjet shqiptarët.
Asnjë popull nuk ka paguar rritje taksash këto 7 vite si shqiptarët. Asnjë popull nuk ka paguar rritje të faturave të energjisë, rritje të çmimit të karburantit si shqiptarët. Kur erdhi dita që njerëzit kishin më shumë nevojë për përkrahje nga buxheti, Edi Rama i braktisi.

Në vend që të ndihmonte qytetarët paratë vazhdoi ti çonte te oligarkët. Vetëm pardje thesari i shtetit pagoi 700 mijë euro të parave tuaja, të taksave tuaja për inceneratorin e Tiranës. Për ti hapur rrugë ndërtimit të kullave, shembi Teatrin dhe do të marrë 30 milionë euro borxh. Sepse interesi i Edi Ramës nuk janë qytetarët që sot janë në pamundësi.

Që ekonomia të rimëkëmbet pas shkatërrimit nga RAMAVIRUSI, që të ulet papunësia dhe shqiptarët të jetojnë në normalitet duhet urgjentisht një qeveri që mendon e kujdeset për njerëzit. Unë dhe Partia Demokratike kemi vullnetin, vizionin, përvojën dhe dëshirën për t’i shërbyer qytetarëve.

Vërtet nuk ka ende vaksinë për koronavirusin, por ka vaksinë për RAMAVIRUSIN dhe ky është bashkimi ynë për të sjellë ndryshimin që pret çdo shqiptar: një qeveri normale për t’i garantuar qytetarëve një jetë normale dhe me dinjitet.



8 Comments

  1. Reportazhi i “Vrij Nederland” në 2008-ën: Si u arsimua Lulzim Basha, e shoqja, dhe kunati në Hollandë dhe lidhja misterioze e Bashës me doktorin e moshuar.

  2. Po per mamane tende shkruante gje vrij Nederland mo ,di gje ca bente edvina poshte ures ne Paris me ata zezaket

  3. Lulzim Basha për fat të keq është kryetari që nuk di të ndërtojë kauza. Pafuqia dhe padija e tij për të bërë opozitë është një dëm për demokracinë, por jo vetëm kaq.

    Ai gjatë gjithë periudhës si shef opozite, në rastin më të mirë ka vjedhur kauza e në rastin me të keq, ka shfrytëzuar fatkeqësitë natyrore apo pandemitë për të bërë politikë. Rasti më i freskët pas dy tërmeteve, është ky i pandemisë së COVID-19.

    Lulzim Basha në thyerje të çdo protokolli, vazhdoi takimet pa masa mbrojtëse dhe pa ruajtur distancën në një hotel në Durrës. Më pas vazhdoi me takime të tjera kundër çdo protokolli të OBSH, duke rr ezikuar komunitetin dhe veten, duke i vënë vulën me teatrin ku veçse bëri teatrin e tij politik.

    Kjo sjellje e një shefi opozite që rrezikon jetën e qytetarëve të tij, është praktikisht vizioni i tij nëse do ishte një ditë kryeministër. Imagjinoni një kryeministër të tillë që shpërfill çdo masë, çfarë pasojash do sillte për qytetarët, për sistemin shëndetësor e larg qoftë për numrin e viktimave.Ja dhe nje cecen tjeter i shtohet brigades se xixa,nuk meret me cfare shkruan gazeta hollandeze por kerkon Karin e komentuesit ta mbaje ne goje

  4. Te shkosh ne Durres edhe te besh miting me banoret e kenetes edhe te thuash kam bere miting ne Durres, eshte si te shkosh ne bathore edhe te besh miting edhe te thuah bera miting ne Tirane.
    Kjo eshte fyerje per te gjithe qytetin e Durresit si te pd e ps.
    Nese pd vazhdon akoma te mbahet me kete pjese te shoqerise vk, me mire hajdutat e ps

  5. A e dini, qe keta shurresit e Rames per mitingun qe po i japim te drejte, sepse populli i kenetes nuk qenka ne Durres, se Bathorja, nuk eshte e Tiranes, se Kavaja, e mbare Shqiperia nuk qenkan te Shqiperise, por vetem blloku ish komunist, e horrat hajdute, enarkomanet, jane qytetaret e shpures rilindase, qe erdhen nga qelbesirat e funderrinat e demokracise, e sot na hiqen se jane qytetaret e ketij vendi, por po tu heqesh maskat, te tere keta, e tufa zagarve qe lehin me perseritje komentesh jane skrroma, e bajgaxhinj, qe i perdori Enveri, e sot po i perdor kulishi, i tyre pasardhes Rama, pra, ju zagare, te ndyre, percares, e anti kombetare, nuk jeni perfaqesia e ajkes Shqiperise, por jeni ato, qe sot bota, e kudo po flasin qe jeni rrace e pa korrigjuar, e poshter qe vetem zhdukja si specie, do e linte rehate kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *