• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Momenti kur i riu shpërtheu me makinë derën e komisariatit të policisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dalin pamjet nga momenti i manovrimit në rrugët e Elbasanit të B. L., 34 vjeç, i cili pasi ka hyrë në ambientet e komisariatit, ka kërcënuar personat e pranishëm me një pistoletë me gaz.

Në videon e publikuar nga Abc News ai duket duke ecur me shpejtësi në kthesën para se të drejtohej drejt Komisariatit, duke rrezikuar edhe këmbësorët që po kalonin në vijat e bardha.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të paradites së sotme, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë 34-vjeçari është vënë në pranga.

I riu është neutralizuar pa shkaktuar dëme tek uniformat blu, ndërsa në komunikatën zyrtare të Policisë bëhet me dije se ai ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *