• |
ide | kryesore

Karambol në Durrës/ 3 makina përplasen, lëndohet 1 person

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i trefishtë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, pranë urës së Shkozetit.

Nga ky aksident mësohet se ka mbetur i lënduar vetëm një person i cili është transportuar në spital. Në vendgjarje ndodhet policia. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



1 Comment

  1. Ka kaq vite që komunistët shqiptarë ulërijnë se Berisha vrau në Gërdec 25 veta, kur edhe nga specialistë ndërkonbëtarë të kriminalistikës, u provua me fakte se ai shpërthim ishte një aksident i shkaktuar nga një saldator i pakujdesshëm që gjeti edhe vetë vdekjen .
    Ndërkaq nga tërmeti i vitit të kaluar,më shumë se gjysma e 51 viktimave do të kishin shpëtuar, nëse qeveria Rama do të kishte marë masat që me tërmetin e parë të shtatorit.
    Një zhurmë akoma më të madhe bëjnë komunistët për 21 janarin, se “Berisha vrau 4 demostrues “paqësorë”, kur tashmë dihet se gardistin që hapi zjarr kundër demostruesve, Edi Rama e bëri në fillim sekretar të PS në Mat, e mandej kryetar bashkie të këtij rrethi.
    Le ti kthehemi tani vdekjeve nga aksidentet apo nga përplasjet midis bandave kriminale që dihet se bashkëpunojnë me qeverinë Rama..
    Nëse bëhet çublikohet një statistikë e numurit të viktimave për këto 7 vite të qeverisë Rama, jam i bindur se “Gërdece” ka pasur më së paku për çdo muaj.
    Vetëm javën që shkoi, mediat kanë njoftuar nga tre-katër vdekje me aksidente e vrasje çdo ditë
    Nuk kam dëgjuar jo më komunistët, por as opozitën që të quajnë Ramën “vrasës” për këto vdekje apo plagosje.
    Vazhdon propoganda trushpëlarëse mediatike enveriste akoma me stilin e Zërit të Popullit, se gjatë diktaturës komuniste nuk ka pasur viktima nga vrasjet ordinere apo aksidentet.
    Ka pasur ore trimat e Enverit , ka pasur edhe më shumë se tani që nëpër rrugë lëvizin qindra mijë automjete private, pasi rrugët ishin të tmerëshme, të ngushta e të rrezikëshme.
    Kam parë me sytë e mij autobuzë me dhjetra persona të vdekur, apo rrokullisje në humnera të kamionëve me pasagjerë prapa, por që asnjë medie të asaj kohe nuk ja mbante që ti publikonte.
    Ka pasur aksidente nëpër kantjere ndërtimi apo miniera ku kanë vdekur qindra shqiptarë, por vetëm për Shkurte Pal Vatën , u publikua vdekja se e panë me sytë e tyre qindra të rij “aksionistë të hekurudhës” dhe e bënë “heroinë”, kur heroizmi i saj ishte naiviteti e padituria që ishte mbështetur pas një grumbulli dheu që e zuri poshtë.
    Nuk po përmend këtu mijra vrasjet e njerëzve që krimi i tyre ishte vetëm se mendonin ndryshe nga komunistët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *