• |
ide | kryesore

PD tregon çfarë ka raportuar shërbimi sekret për Ardi Veliun: I përfshirë në veprimtari të paligjshme kur punonte tek Policia e Vlorës

Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu dhe integritetin e tij. Në një postim në “Facebook”, Alibeaj ka publikuar një dokument sipas tij, i shërbimit sekret që gjendet në dosjen e vettingut të Ardi Veliut, në të cilin flitet për implikimin e tij në veprimtari të paligjshme. Sipas Alibeaj, Veliu dhe Rama janë një.

Reagimi i Alibeajt.


Kush ka pasur ndonjë shpresë sado të vogël se Edi Rama do të distancohej nga drejtori i tij i policisë, sot e ka kuptuar se Ardi Veliu dhe Edi Rama janë një.

“Integriteti” i Ardi Veliut, të cilit Edi Rama i ngriti lapidar sot, sqarohet në dokumentin e shërbimit sekret, që gjendet në dosjen e vetingut të Ardi Veliut. Skeda e policit që Rama dashuron, është si me poshtë:

“Në vitin 2002-2003, kur shërbente më policinë e Vlorës, ka qenë i implikuar në veprimtari të paligjshme. Ka qenë i implikuar në lëvizjet klandestine. Ka favorizuar kontrabandën e naftës. Ka ndihmuar një polic për pasaporta fallco”.
Skedës së integritetit të policit ideal të Ramës, i mungon edhe funksionimi si shofer i trafikantit të drogës Klement Balili apo bashkëpunimi me trafikantin tjetër ndërkombëtar të drogës, Agron Xhafaj, prej të cilit mban sot edhe detyrën më të lartë në policinë e shtetit. Mbrojtja e Ardi Veliut nuk është risi për Edi Ramën. Kështu ka bërë me të gjithë ata që i shërbejnë për pasurimin dhe pushtetin e tij të paligjshëm, nga Vangjush Dako, tek Elvis Roshi, Mark Frroku, Arben Ndoka e deri tek Agim Kajmaku e Valdrin Pjetri.

5 Comments

  1. kush eshte ai kar qe beson PeDet? mashtrimet vjedhjet vrasjet etj nuk e lejojen kete parti te zgjidhet nga shqiptaret

  2. Doli ky xhihadisti i pd,bej dhe ti nje pune o islamist i gazidedes,duhet ta justifikosh emrin te lista e lulzimes ne 21

  3. Se clidhje ka dalja e ktij me cka eshte publikuar nga shkresat zyrtare, hajde gjeje. Mjekrroshi PD mut eshte porse ato letrat si ka shkruar ai. Mentalitet leshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu