• |
ide | kryesore

Daçiç: Serbia nuk e ka ndaluar fushatën e çnjohjes së Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, i ka vlerësuar si gënjeshtra pretendimet e mediave se Serbia ka pezulluar fushatën për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

“Serbia nuk e ka ndalur fushatën e tërheqjes së njohjeve të Kosovës dhe as nuk do të ndalet nëse të gjithë të tjerët nuk ndalojnë fushatën për njohje”, ka thënë Daçiç.

Deklarata e tij vjen si përgjigje të një shkrimi të Radio Evropa e Lirë se Serbia ka pezulluar fushatën, duke cituar burime diplomatike pa emër në Bruksel.

“Serbia ka thënë publikisht për vite me radhë se do të ndalojë fushatën e tërheqjes së njohjes vetëm nëse të gjithë të tjerët ndalojnë fushatën për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Meqenëse nuk është kështu, Serbia nuk e ka ndaluar fushatën e tërheqjes së njohjes së Kosovës. Kur ata të ndalojnë, do të ndalemi edhe ne”, ka thënë Daçiq në një prononcim për Tanjug.



1 Comment

  1. Dacic ke Hotin tash. Je ma I forte.
    Grennell kurva me Trump shkerdhaten, po i lepijne locet e Putinit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *