• |
ide | kryesore

Diego Costa, evazioni fiskal e fut 6 muaj pas hekurave

-Instant, Sport



Diego Costa është dënuar në Spanjë me 6 muaj burg për evazion fiskal. Pas Cristiano Ronaldo e Messi, sulmuesi i Atletico Madrid është dënuar për shkak se nuk ka kryer pagesën e taksës mbi të ardhurat personale të vitit 2014 (IRPF).

Sulmuesi spanjoll ka fshehur hyrjet që vinin për shkak të një kontrate sponsorizimi me Adidas me vlerë prej 800mijë euro, firmosur pak para transferimit të tij tek Chelsea, e sponsorizime të tjera deri në një total prej 1 milion e 100 mijë euro. Sipas RTVE sulmuesi do të evitojë burgun, duke paguar një gjobë prej 36 mijë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *