• |
ide | kryesore

Ekzekutohen në pritë 2 vëllezër në Krujë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë ku janë vrarë 2 vëllezër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramëz, prane baneses se dy vellezerve. Viktima kanë mbetur Gramoz dhe Xhentil Bardhi, 34 dhe 24 vjeç. Policia thotë se rreth orës 22:25 në rrethana ende të paqarta janë plagosur më armë zjarri shtetasit G.B., 34 vjeç, dhe Xh.B., 24 vjeç, (vëllezër), të cilët janë dërguar në spital, por rrugës kanë ndërruar jetë

“Në ndihmë të Komisariatit të Policisë Krujë kanë shkuar dhe forca të DVP Durrës dhe FNSh e Tiranës ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit. Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhë në ndihmë të tyre janë nisur dhe Specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Krujë po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë.



1 Comment

  1. Fillun shqiptaret tu vra najeli tjetrin, epo rrace me e ndyre me e poshter dhe me te peshtir si ne nuk paska pas. Serbit edhe Grekut ti hajm mutin ne krahasim se ca po i bojm ksaj toke, si e kemi shkaterru natyren dhe se si vrasim njeri tjetrin per nje kanal uji Apo pse me shef.
    Pranaj na ka lon zoti ne prapambetje, yyy rrace e keqe. Rob pa zot e pa emer. Shpellare dhe injorant.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *