• |
ide | kryesore

20 raste të reja me Covid në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Gjatë 24-orëve të fundit janë kryer 253 testime, nga të cilat janë shënuar 20 raste të reja të infektuara. Harta është përhapur në Tiranë, Shkodër, Krujë, Tropojë dhe Durrës. Disa nga rastet e reja janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi.

Ndërkohë një personel shëndetesor është riinfektuar pas thuajse 3 muajsh, si kontakt familjar, mëgjithatë gjendja e tij shëndetesore është e stabilizuar. Deri më tani 34 persona kanë ndërruar jetën për shkak të koronavirusit, ndërsa 925 persona të tjerë janë shëruar. Ndërsa në spitalin Infektiv, ku aktualisht po trajtohen 27 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

NJOFTIMI I PLOTË: COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 20 raste të reja, shkon në 1232 numri i të prekurve

Një humbje jete në 24 orët e fundit. Rreth 70% e rasteve aktive janë në Tiranë. 925 të shëruar nga fillimi i epidemisë. Ju informojmë rreth situatës së COVID19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit një 85 vjeçare nga Tirana ka humbur jetën në Spitalin Infektiv, e konfirmuar me COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Deri me sot 34 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19 pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 27 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Ndërkohë në Laboratorin e Virologjisë në ISHP kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me COVID19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve ne te gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë kryer 253 testime nga të cilat janë konfirmuar 20 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër, 3 në Krujë, 2 në Durrës, 2 në Tropojë. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi.

Aktualisht kemi një personel shëndetesor të riinfektuar pas thuajse 3 muajsh, pra i infektuar për herë të dytë, si kontakt familjar. Gjendja e tij shëndetesore është e stabilizuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 925 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë.

Deri tani janë kryer mbi 18 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1232 raste. Në vendin tonë janë aktualisht 273 persona aktivë me COVID19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton edhe njëherë për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrengimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës vetjake dhe shmangien e grumbullimeve.

Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19.

COVID-19 – Statistika (6 Qershor 2020)

Testime totale 18097

Testime molekulare 16062

Testime serologjike 2035

Raste pozitive 1232

Raste të shëruara 925

Raste Aktive 273

Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 187

Krujë 23

Shkodër 17

Kamëz 14

Durrës 10

Mat 9

Lushnje 6

Berat 2

Tropojë 2

Korçë 1

Librazhd 1

Mallakastër 1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *