• |
ide | kryesore

Chiellini zbulon momentin kur Juventus bënte tifo për Inter: “Imagjino si kishim përfunduar”

-Instant, Sport



Mes një rivaliteti që ngjan shpeshherë me urrejtje, ka edhe përjashtime, kur armiqtë bëjnë tifo për njëri-tjetrin. Ishte 2012-a, viti i titullit të parë të Juventus të Antonio Conte. Një moment kyc për rilindjen e bardhezinjve, vetëm se i bërë pis nga një “njollë” sipas Giorgio Chiellini. “Duhej të shkonim të luanim kundër Cagliari, duke bërë tifo për Inter, sepse në Milano ishte derbi, imagjino pak si kishim përfunduar…”, shkruan kapiteni i Juventus në autobiografi, duke kujtuar ndeshjen që i dhuroi Juventus titullin e 28 në fushën neutrale të Triestes.

“Erdhi vëllai im, mamaja, vjehrri, pesë orë me makinë nga Livorno – tregon qendërmbrojtësi në libër -. Më kujtohet tensioni që kishim të dielën, pasi hëngrëm zemër në orën 17”. “Mund të ndodhte gjithcka. Nëse do të barazonim e Milan të fitonte… – vazhdoi ai -. Por pas 6 minutash ishim në avantazh, e Interi i bëri 4 Milan. Pasi bëmë 2-0, me autogolin e Canini, u përqendruam tek rezultati i derbit milanez e pastaj e kuptuam se u krye”, ka shtuar Chiellini.

Një moment i paharrueshëm, që kapiteni bardhezi e ka fiksuar në memorie. Ashtu si kampionati i 2006 i dorëzuar më pas Inter, për ngjarjet e Calciopolit. “Ai i Triestes nuk ishte titulli im i parë – shkruan Chiellini në autobiografi -. Në fushë në realitet e kisha fituar në 2006. Isha i ri, kisha bërë bashkë rreth 23 prezenca në ndeshje të vërteta, ato të rëndësishme. Capello më aktivizonte tek të gjitha – përfundoi kapiteni bardhezi -. Mu duk shumë e lehtë, gati nuk e kisha ndjerë fare”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *