• |
ide | kryesore

Mbytet një 17-vjeçar në Liqenin e Fierzës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është regjistruar paditen e sotme në Kukës, ku një 16-vjeçar është mbytur në liqenin e Fierzës. Ngjarja ka ndodhur orës 14:25 të ditës së sotme në liqenin e Fierzës në vendin e quajtur Gostil i Poshtëm, ku 16-vjeçari me inicialet K.S, ishte futur për t’u larë. Trupi i pa jetë i të miturit u gjet nga peshkatarët e zonës .

Njoftimi i plotë i policisë

Rreth orës 14:25, në liqenin e Fierzës, në vendin e quajtur Gostil i Poshtëm, duke u larë në liqe, është mbytur shtetasi K.S., 16 vjeç, banues në lagjen Gostil, Kukës. Për gjetjen e 16 vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe në bashkëpunim me familjarët dhe peshkatarët është gjetur i pa jetë nga peshkatarët e zonës 16 vjeçari. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *