• |
ide | kryesore

Meta kthen në Kuvend ligjin për zonat e biznesit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Meta kthen në Kuvend ligjin “Për zonat e biznesit”.

Sipas presidentit ky ligj shkel Kushtetutën, takson dyfish biznesin e vogël, transferon pa kontroll fondet publike te privati.

Konkretisht, vlerësohet se ky akt shkel parimet kryesore kushtetuese të:

  • Lirisë së veprimtarisë ekonomike;
  • ushtrimit të së drejtës së pronës private me gjitha tagrat e saj (zotërimin);
  • mënyrës së caktimit të taksave dhe tarifave vendore;
  • mënyrës së administrimit të fondeve publike dhe të ushtrimit të kompetencave dhe përgjegjësive të detyrueshme të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Po ashtu, në arsyet e kthimit të këtij ligji thuhet se, përveç se shkel nenit 11, 41, dhe 155 të Kushtetutës, në disa nene të tij njëkohësisht, përmban parashikime që bien ndesh me legjislacionin aktual në fuqi, duke mos respektuar për pasojë edhe nenin 116 të Kushtetutës që përcakton hierarkinë e akteve në Republikën e Shqipërisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *