• |
ide | kryesore

Ngjarje e rëndë në Greqi, atentat ndaj një çifti, vdes gruaja

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë u regjistrua këtë pasdite në Greqi në Zakynthos. Një çift u qëllua me armë zjarri nga dy persona të tjerë në zonën e Agios Sostis.

Si pasojë e plumbave, një grua mbeti e vdekur në vend ndërsa bashkëshorti u plagos.Policia dhe ambulanca mbërritën menjëherë në vendngjarje si dhe shoqëruan në spital të plagosurin. Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga mediet greke, 2 atentatorët ishin të veshur si policë.

Çifti po udhëtonte me motor dhe po ktheheshin për shtëpi. Pak metra larg shtëpisë, një makinë iu afrua ku prej së cilës një person qëlloi me armë drejt tyre. Ende nuk dihen shkaqet e këtij atentati ndërkohë që policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën në kërkim të autorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *