• |
ide | kryesore

Pipero i sigurt: Koronavirusi nuk kthehet as në vjeshtë e as në dimër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar se koronavirusi nuk do të ketë një valë të dytë në vjeshtë, ose dimër, në Shqipëri. Pipero thotë se rritja e numrit të të infektuarve së fundmi, ka ardhur për shkak se qytetarët nuk kanë respektuar masat.

“Unë mendoj që nuk do ketë një rikthim të virusit në vjeshtë ose në dimër. Në rast se do ketë kthim, kurrë nuk do jetë me i egër dhe e fortë, por më i butë për disa arsye.

Kjo pasi virusi vazhdon ta humbasë virulencën në mënyrë graduale. Ky virus kishte shumë të panjohura në fillim, tani ai është një virus i njohur për mjekët dhe shkencëtarët,”– tha ai.

Dita e sotme është pasuar me një shpërthim rastesh me koronavirus. 36 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, numri më i lartë i rasteve të reja në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë.



10 Comments

  1. Na shkriu ky gjithe mjeket e botes thone qe nga tetori deri ne prill te 2021 do kete nje vale tjeter na del ky e na thote qe nuk do kete vale tjeter.

  2. O orangutangu vogel, virusi ska si kthehet kur akoma nuk ka ikur.Gjitha bota pret nje vale te dyte ndersa ti del e ben interesantin e partise

  3. Doktori me I mire, me i sakt,
    CDO gje qe thot e ka me llogjik.
    Kush komenton me ofeza , le ti mbaj per vete.
    Bravo Doktor, shum resoekt per ju.

  4. Si pranon nje profesor te behet kaq qesharak? Nuk ka akoma nje studim zyrtar per cfare po ndodh tani dhe per kete c’do dite degjojme nga nje teori qe eshte ndryshe nga ajo e nje dite me pare. Ky merr persiper te parashikoje vjeshten dhe dimrin.
    Njerezit bejne mire te ruhen sa te kene mundesi.

  5. i paemer 0005 nga doli ky kokepatatja doktori me i mire apo kur vidhte me Petrit Vasilin ke ministria e shendetsise. Kete deri me sot se ka njoh ndonje per doktor te zotin , thjesht tani ben papagallin e Ramazonit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *