• |
ide | kryesore

Lefter Koka: Nuk votoj marrëveshjen e 5 qershorit, mbështes Myslim Murrizi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër votë kundër reformës zgjedhore të dalë nga marrrëveshja e këshillit politik me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve më 5 qershor 2020.

Deputeti i pavarur Lefter Koka përmes një postimi në facebook deklaron se “nuk do të marrë mundimin të ngrejë kartonin as për ta votuar e as për ta rrëzuar atë marrëveshje, pasi kjo marrëveshje nuk solli depolitizimin e komisioneve zgjedhore, por veç riciklim të tensionit.”

Ndërkohë del hapur pro nismës së deputetit Myslim Murrizi dhe 28 deputetëve të tjerë për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore
“Uroj vërtet, që të mos jetë si një flakë kashte dhe jam i gatshëm ta mbështes në rast se kjo nismë do të vijë në Kuvend” shkruan Koka.

Postimi i Lefter Kokes

Marrëveshja e partive të mëdha ka zhgënjyer me të drejtë shumë qytetarë, që jo pa arsye prisnin diçka pozitive lidhur me zgjedhjet e ardhshme.
Për hir të vërtetës mē shumë ka zhgënjyer demokratët e thjeshtë, që pas 3 vitesh rrugëve me protesta prisnin largimin e Ramës, dhe jo një marrëveshje të Bashës me Ramën për të mos ndryshuar asgjë!

Po nga ana tjetër edhe elektorati gri është i zhgënjyer , sepse panë se kjo marrëveshje nuk solli depolitizimin e komisioneve zgjedhore, siç me të drejtë ky elektorat priste, por veç riciklim të tensionit.

Personalisht as nuk do të merrja mundimin, të ngrija kartonin as për ta votuar e as për ta rrëzuar atë marrëveshje.
Nisma e re e deputetit Murrizi dhe kolegut Musai krahas të tjerë deputetëve të opozitës parlamentare , më duket shumë më interesante, se sa gjella bajate e gatuar me muaj të tërë nga kolegët Vasili, Bylykbashi, Gjiknuri.
Hapja e listave dhe ndalimi i koalicioneve me shumë parti, që si fëmijët e lagjes fshihen pas të madhit, shkojnë në drejtimin e duhur për reformimin e politikës.

Përshëndes deputetin Murrizi dhe kolegun Musai , bashkë me kolegët e tjerë për sfidën e hapur ndaj statukuosë që ka zhgënjyer thellë qytetarët shqiptarë.

Uroj vërtet, që të mos jetë si një flakë kashte dhe jam i gatshëm ta mbështes në rast se kjo nismë do të vijë në Kuvend.

Përndryshe për marrëveshjen për t’i lënë gjërat siç janë , garantoj qytetarët se nuk do të lodhem të ngre kartonin, as për pro e as për kundër.



17 Comments

  1. E kur ke votuar ndonjehere o Lefter Myshku.Kur e ke ngritur zerin kunder kesaj qeverie? Je mbeshtetesi i te gjitha ligjeve, e shkeljeve qe ka bere kjo qeveri, sot,, del e thua se nuk po na votoke, mareveshjen per votimet. E kujt i plasi, kur e thote njeri, , ajo mareveshje nuk u be me kerkesen e Pd se, e biles as te rilindjes, qe e zvarritnin, sepse opozita te gjitha ato qe i permend i kishte ne projekt per aprovim,propzim, por nderhyrja e ambasadoreve te shteteve te medhej perfundoi der ketu, me aqe sa u arrit. Por ju deputetet e mos perfaqesimit, e keni hallin gjetiu, sepse me shkrirjen e ketij parlamenti, ju shkoni ne xero, xero fare si politikane gjoja. Andaj beni zhurme, sikur keni ne dore gje, por mjerisht, asgje, sepse, nese ju beni nje veprim te tille, ai parlament shkrihet, e zgjedhjet do te behen, se e ngritet, se ngritet kartonin ju skarcot e politikes.

    1. Pavaresisht lefterit apo ketyre deputeteve ti me ate kaplloqen tende si mendon qe eshte me e mira o XIXA ? Nuk je shpreh ndonjehere dua te di nese mendon me koken lart apo me koken posht . Lerini partite se ua pame hajrin te gjithave , mendoni pak per vete dhe per te ardhmen e partive . Nuk mund te jesh militant edhe 100 vjeç .

  2. Kur na qenke bere parimor o IPAEMER, emer humbur, tani qe iu shkulen petet lakrorit tend, apo idiotit. Sa per banalitet, ndofta je shume perpara, sepse dukesh qe je nga felliqesira banale e hibrideve , por qe te jeshe ti parimori i ketij portali, qe nuk na ke thene as nje here nje te mete te qelbesirave, tregon qe ke vjedhur, si zakon, ndonje jorgan maskimi, e qe te na besh politike ti, qe e ke damken e kodoshit, e bushtres Ramiste. Sot e paske kethyer pllaken, na qenke heterogjen, e kerko ndonje parti qe ti qepesh si zorraxhi i deri sotem. Hairin ua paske pare, e po ua sheh, por me qe te paskan lene pa pune mesa duket po e hedh partine tende te lindjes. Sa per parti, ta dishe mire ti, e kush si rraca jote, asnjehere, s;kam qene ne ndonje parti , por keshtu sic na ka vjedh, e baterdis mashtruesi Rama nuk ka bere vajki.

    1. O XIXA , NUK E VE NDONJE NE DYSHIM KETE ZALLAMAHI DHE KETE DEGJENERIM QE I KA BERE KY PALLOSHI KETJI VENDI . PROBLEMI ESHTE A ZGJIDHET KJO VETEM ME IKJEN E TIJ QE ESHTE E SIGURT APO DUHET TE BEJEM EDHE NDRYSHIME QE EDHE BASHA TE MOS NA BEHET NJE I TILLE?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *