• |
ide | kryesore

Vdekja e George Floyd/ Republikanët po e braktisin Trump

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Që nga fillimi i mandatit të tij, presidenti amerikan ka marrë rregullisht mbi vete kritika, nga kampi i opozitarëve demokratë. Kërcënimet, procedura e shkarkimit, administrimi i koronavirusit …  Për të gjitha këto, në rastin më të mirë, kongresmenët dhe senatorët republikanë kanë qëndruar të heshtur deri më tani,  ndërsa në rastin më të keq  nuk kanë hezituar të rreshtohen pas Donald Trump sa herë që ai tërbohej.


Vrasja e George Floyd dhe vala e fortë e protestave kundër racizmit dhe dhunës policore duket se e kanë ndryshuar lojën. Disa figura nga partia Konservatore me të vërtetë kanë filluar të flasin që nga fillimi i qershorit për të kundërshtuar mënyrën se si reagon biznesmeni për mobilizimin që po trondit vendin.


Ky ndryshim shënon një pikë kthese në presidencën Trump dhe shanset e tij për të siguruar një mandat të dytë në 3 nëntor 2020?

“Ai po mundohet të na percajë”

Situata filloi të përkeqësohej në 3 qershor. Këtë ditë ndërsa Amerika po tronditej prej një shpërthimi historik pas vdekjes së George Floyd, ish-ministri i mbrojtjes i Trump publikoi një aktakuzë marramendëse në revistën The Atlantic. “Në jetën time, Donald Trump është presidenti i parë që nuk përpiqet t’i bashkojë amerikanët. Ai as nuk pretendon të provojë. Në vend të kësaj, ai përpiqet të na percajë. (…) Ne po paguajmë pasojat e tre viteve udhëheqje nga njerëz të rritur në drejtim “.

Mesazhi i Jim Mattis nxiti zemërimin e miliarderit nga New York-ut, por qëndrimi i tij i fortë gjeti mbështetje deri në Senat. Republikanja Lisa Murkoëksi gjykon se këto fjalë janë “të vërteta, të ndershme, të domosdoshme dhe kishin qenë shumë të vonuara”, para se të deklaronte se ajo “ka probleme” të vendosë të votojë për Donald Trump në nëntor.

Qëndrimi i ish ministrit të mbrojtjes rezonon në të njëjtën mënyrë edhe për senatorin tjetër Mitt Romney, ish kandidat republikan për presidencën e vitit 2012. Romney konsideroi se teksti i Mattis është “shumë i fuqishëm” dhe, disa ditë më vonë, ai marshoi para Shtëpisë së Bardhë për të protestuar kundër racizmit dhe për tu “siguruar që të kuptojmë se çështja e jetës së zezakëve është e rëndësishme”. Politikanë të tjerë konservatorë, si Ben Sasse dhe Susan Collins, kanë shprehur publikisht shqetësimin e tyre lidhur me ragimet që ka mbajtur presidenti si sfidë ndaj manifestimeve anti raciste. 

Apel për “empati”

Këto kritika të forta i shtohen asaj të një figure emblematike midis republikanëve: George W. Bush. Ish presidenti amerikan botoi një tekst në fillim të këtij muaji në reagim ndaj protestave për George Floyd në të cilën ai tha se ishte “koha që Amerika të shqyrtojë dështimet tona tragjike”.

Pa cituar kurrë Donald Trump, republikani i vjetër këmbënguli gjerësisht në nevojën për të dëgjuar “zërat e atyre që vuajnë”. “Ata që përpiqen të heshtin këto zëra nuk e kuptojnë thelbin e Amerikës”, shkruajti ai, duke theksuar nevojën e “empatisë”, pasi Trump kërcënoi se të dërgonte ushtrinë kundër protestuesve për të përballuar situatën.

Vec kësaj, George W. Bush “nuk do të mbështesë” rizgjedhjen e Donald Trump për një mandat të dytë katër vjeçar, raporton New York Times. Këtë nuk do ta bëjë as ish sekretari i tij i shtetit, Colin Powell, i cili njoftoi në 7 qershor se do të votojë për Joe Biden. 

pari afro-amerikan që mbajti postin e Shefit të Shtabit të Mbrojtjes para se të bëhej Ministër i Jashtëm i SHBA nën presidencën e Bush, Colin Powell ka qenë gjithmonë shumë kritik ndaj Trump. “Unë nuk mund të votoja për të (në vitin 2016, shënimin e redaktorit) dhe sigurisht që nuk mund ta mbështes Presidentin Trump këtë vit”, tha ai për CNN.

Rebelim i moderuar, por …

Përkundër këtyre zërave të rëndësishëm që i kanë dalë kundër, rënia e Donald Trump nuk duket e menjëhershme po të shikohet pjesa tjetër e partisë Republikane. Një pjesë e mirë e të zgjedhurve vazhdojnë të qëndrojnë të heshtur dhe bëjnë sikur nuk i vbërejnë gafat e presidentit në menaxhimin e demonstratave.

Por nëse numri i senatorëve që kanë kritikuar tashmë publikisht Donald Trump mbetet i vogël, shkrimi i ish sekretarit të tij të mbrojtjes Mattis dhe fjalët e Xhorxh Bushit i kanë dhënë një peshë shtesë kritikave.

Përveç tyre, në një tekst të botuar në ëashington Post, nga 89 ish-anëtarë të Ministrisë së Mbrojtjes që kritikuan përdorimin e ushtrisë nga Presidenti, u konsiderua si një lëvizje e thikës në plagë.

Kësaj goditjeje iu shtua edhe  zhurma e fundit që shkaktoi organizimi i tubimit të parë të fushatës presidenciale në Tulsa, një qytet i cili përjetoi një nga sulmet më të dhunshme raciste në vend në vitin 1921. Trump fillimisht vendosi ta mbante atë në ditën e përkujtimit të heqjes së sklavërisë. Por ai u detyrua të deklarojë të shtunën më 13 qershor se do ta shtynte atë me 24 orë. Ky lëshim mjaft i rrallë përbën një dëshmi se kritikët kanë filluar të peshojnë.

Donald Trump ka filluar të ketë frikë se mosmiratimi i sjelljes së tij dhe vazhdimi i protestave mund ti nxisë  gjithnjë e më shumë republikanë ti dalin hapur në mënyrë demostrative.

 Sepse sfida e zgjedhjeve presidenciale nuk është e vetmja që është në lojë. Në 3 nëntor një e treta e Senatit dhe të gjithë 435 anëtarët e zgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve do gjykohen gjithashtu nga votuesit e tyre. Ata po e kuptojnë se janë vënë në vështirësi duke mbështetur gafat e presidentit. Për shumë prej tyre mund të ishte më joshqë qëndrimi për të braktisur presidentin në emër të mbrojtjes së Amerikës. Edhe besnikëria ka kufijtë e saj.

©Lapsi.al/ Pershtatur nga Huffington Post

19 Comments

  1. Po jeni pikërisht ju që nuk doni të hapen sepse nuk u voton kush, dhe rrini mbas derës së kryetarit për tu renditur të parët.

    Unë edhe pse isha kandidat nuk kam qenë kurrë në zyrën e kryetarit por kjo zdo të thotë se ju u do populli dhe ne jo”, shkruan ai në rrjetet sociale, ndërsa paralajmëron se ose do bëhet Reformë Zgjedhore, ose do vazhdojmë me batakun e 30 viteve.

    “Për të gjithë ju që jeni marrë dhe doni të hidhni baltë mbi ne një fjalë kam. Këtu o bëhet Reformë Zgjedhore e mirëfilltë ose vazhdojmë me batakun që kemi pasur.

    Shkresa me 29 firma ka 3 rreshta hapini sytë të lexoni mirë ç’a kemi kërkuar. Draftet që nxirni ju në media janë orvatjet e lodhura të pisllikut politik 30 vjeçar në këtë vend. Ne 3 gjëra kërkojmë:

    •listat e hapura.

    •Votë emigrantesh.

    •Depolitizim komisionerësh. Qartë!”, thekson deputeti.

    1. Paskan ardhur në Shqipëri presidenti Trump e kandidati demokrat Biden, e senatorë republikanë e demokratë që të përfundojnë marëveshjen zgjedhore .
      Kush ta këtë postuar vallë këtë koment të shkruar nga ndonjë Lorenc , që ja paska gabuar adresën ?

  2. Presidenca Trump karakterizohet nga suksese ne fushen ekonomike, aty ku paraardhesi i tij Xax Barakja ishte krejt i deshtuar. Kori sorosian anti-Trump nuk e permend kete fakt, por i ka varur shpresat te fryrja e zjarrit te dhunes pa kuptim kur atje policise i kane vdekur ne duar te bardhe, te zinj, te verdhe e aq sa rraca ka brenda.

    1. Ik o plehre raciste. Cfare muti ka bere Trumpi. Ka cuar borxhin ne 20 trilione dollare ,ka falur taksat per korporatat. Thjesht e spostoi krizen ekonomike ne kohe. Si karalloi jone qe mburret se mori borxh. Hiqe nga mendja Trumpi nuk e rruan per Shqiperine ,nuk do ta ndihmoje opoziten te vije ne pushtet. Ai nuk e lufton Sorosin nga ana parimore por se do ti zere vendin. Mut Trumpi e shurrre Sorosi. Po nuk u cuam e ti heqim zvarre ata qe keqqeverisin ,merre me leng se mishi mbaroi. Nuk e rruajne te huajt per ne o derdimene.

  3. Hufington post eshte media e majte.

    Artikulli eshye opinion dhe ja lajm. Pra ska raportim.

    Per popullin vezhderr opinioni eshte si te shkrusje mero baze nevojtorja ndersa raportimi eshte si te.tregosh faktet ne terrren ose.ne ngjarje.

    Colin powell eshte i fmashem per luften ne irak per armet e shlaterrimit ne mase qe nuk u gjeten. Ka votuar heren e fundit republikan ne 2003 dy here per obamen dhe per hillary se fundmi.

    Sesi mund ta trajtosh republikan nje njeri qe ka votuar majtas por ka ngrene djsthtas vetem lapsi e di.

    Matis maddog ka rek9rd negstiv.dhe sa.per.dijeni trump e ka pushiat pasi nuk ishin dakord . Mattis nuk ka marre vota por emerime si i tille.duhet te shprehet dhe mos te gjejne rast per te goditur presidentin me kot.

    Mattis ben mire te.regjistrohet.si antifa
    George Bush nga e zyra e tij e pergenjeshtroi lajmin kunder Trump.

    Lapsi ka dhe media te.tjere ne usa.

    Sa per dijeni.sot.ne amerike vetem 30 % i beson msnbc cnn abc new york .times.wapo politico huffington etj

    Media ne amerike ne.3.muajt.fu dit.nga 480 komente per trump 479 ishin negative. Keta ja e krah politik i te majteve ne amerike. Nuk ja e media jane.propaga de e pelosi biden shif adler aoc etj.

    Shkoni beni punen tuaj o perkthyesat e lapsit

  4. Keta lapsaxhinjte, e nxjerrin koken here pas here si mercenare te Xhorxh Soros. Baza e Trump as leviz fare. E vetmja pakenaqesi i bazes se Trump eshte qe nuk mori masa kunder mercenareve te Soros, Antifa dhe Black Lives Matter.

  5. Ju koqet e djathta qe mbroni Trumpin ,me thoni cfare ka bere Trumpi per Shqiperine. Ketu ambasada vazhdon te mbeshtese qeverine. Trumpi ka 4 vjet qe qeveris. A e kuptoni se sa koqe jeni. Cfare shpresoni. E djathta do vije ne pushtet kur ta marre seriozisht popullin dhe zemerimin e tij jo duke i lepire bythen Trumpit.

  6. Në këtë kërkesë renditen 3 prova të reja, të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, të cilat kërkohen të merren në shqyrtim nga Gjykata e Tiranës.

    Prova e parë ka të bëjë me kontrata të firmosura nga Lulzim Basha duke përdorur të dhenar e pashaportës së tij diplomatike.

    Prova e dytë, janë shërbime të faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën totale 675.000 dollarë.

    Dhe prova e tretë, lidhet me deklarimin zyrtarisht se kompania guackë Biniatta Trade, do të kompensojë/do të paguajë lobistin Nicolas Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike.

  7. Sa trapa qe jane keta. Po cfaj ka Trump qe vriten zezake?! Sulm i papare i mediave te Sorrosit. Te shikosh CNN, vetem me Trump merren! Jo ka rene ne sontazhe, jo nuk e duan me etj. Thjeshte lufte e sponsorizuar.

  8. Trumpi ka bere shume per zezot dhe ata e din kete. Zezo obama se vuri ujin ne zjarr dhe i la te hane kokat e njeri tjetrit.

  9. Sa me shume e sulmojne Trumpin cnn me shoqe aq me shume tregojne deshperimin qe i ka kapur para fitores se padiskutueshme te Bablokut TRUMP!

  10. Nje tuf jevgjitesh e morracakesh jan kryefjala e medjave majtiste ne amerike se gjoja kta jan e ardhmja. Ptuuuuu rrace e ndyre.

  11. Artikull ordiner dhe larg realitetit amerikan. Trump ka nje problem qe nuk eshte politikan dhe i thote gjerat sic jane. Ne muajin maj kur pritej qe papunesia te shkonte ne 20% dhe demokratet po ferkonin duart ai e uli ne 13% dhe do ta uli prape. Mos harroni eshte presidenti i vetem qe e uli papunesine ne nivele te ulta dhe me nje ekonomi shume te forte. Mos u merrni me CNN se i ka dale boja dhe tani renditet media ne vend te dhe i pasqyron lajmet sic i intereson dhe jo si jane ne realitet. Trump e fiton garen me Biden i cili po flet per ndryshim sistemi dhe mbrojtje te drejtash dhe harron qe ka qene 8 vjet zevendes president gjate te cilave vetem fjeti gjume dhe sberi asgje. Do ta shihni Trump sa te mbaroje pune me zgjedhjet e tij dhe te veje pandemine perpara, sesi do ti shkerdheje te gjitha morrat e kuq

  12. Ky po qe eshte mender lajm. Shiheni me kujdes vidion. personi qe nxjerin nga makina eshte me floke. ndersa tjetri qe vene per toke pra floyd eshte tullac. ?????!!!!!! kane globalistet ndonje gje te na thon?! po soros?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu